Mesazhi i fundit i Rita Orës: Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rita Ora e ka cilësuar koncertin e mbrëmjes së djeshme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, si më të mirin që ka pasur ndonjëherë. Por jo vetëm kaq, pasi një moment që nuk ka kaluar pa u vënë re gjatë performancës së saj elektrizuese ishte kur tha:

“Albania in my blood, Kosova in my vens”, që do të thotë “Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia”.

Me këtë, këngëtarja e famshme dha një mesazh për të gjithë që nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë. Ajo gjithashtu tha se do të kthehet sërish për shqiptarët që e duan muzikën e saj, por nuk dha një datë rikthimi.

Më pas bëri postime në “Instagram” duke thënë se ishin rreth 30-40 mijë persona, të cilët i falenderon publikisht për praninë.

“Ishte shfaqja më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Bëra shumë qejf. Faleminderit atyre që erdhën të më shohin, më thanë se ishin 30-40 mijë njerëz. Dhe mirupafshim. Do kthehem sërish. Faleminderit shumë, ju dua”, tha Rita Ora.

Artistja tashmë e ka kthyer në zakon që të kërcejë vallen e Tropojës me muzikën e valles në sfond. Gjatë performancës, dha mesazhin se “Nuk do ju zhgënjej kurrë”.

Vëmendje të madhe mori edhe veshja e këngëtares shqiptare, e cila ishte kujdesur që të kishte ngjyrat kuqezi por jo vetëm. Stilisti kishte menduar diçka të veçantë. Bodyn e zezë e shoqëroi me flamurin kuqezi.

Në koncertin që nisi mbrëmjen e djeshme prej orës 20:00 performuan edhe këngëtarë si Semi Jaupaj, Ronela Hajati, Kida dhe Efi Gjika. Këngëtarja Rita Ora zgjodhi që të merrnin pjesë vetëm vajza dhe gra.

Në rikthimin për të tretën herë në Shqipëri në kuadër të Javës Kulturore Britanike, Rita tha se i është mirënjohës këtij vendi, pavarësisht se fillimet e saj nuk kanë qenë të lehta.

Të fundit

Armatoset BE, qeveritë europiane miratojnë planin prej 1.5 miliardë euro

Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje mbi një skemë të BE-së prej 1.5 miliardë eurosh për të...

“Kokë më kokë” me Zvicrën, Shqipëria, vendi i 7 në botë për çmimin më të lartë të naftës

Shqipëria është vendi i shtatë në botë për çmimin më të lartë të naftës. Me mbi 2 dollarë për çdo litër karburant, ajo kryeson...

Konfliktet ushtarake, izraelitët anulojnë kontratat turistike në Shqipëri

Tentativa e resorteve pranë bregdetit shqiptar për të tërhequr turistë me potencial të lartë ekonomik duket se këtë sezon nuk funksionoi siç pritej. Kontratat...

Bizneset e vogla, motori i punësimit/ Ja sa është rritur numri i të punësuarve këtë vit

Bizneset e vogla mbajne peshën kryesore të numrit të personave të punësuar në vend.Sipas të dhënave të Instat gjatë vitit 2024 në Shqipëri në...

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë...

Lajme të tjera

Web TV