Fjala-kod që do lajmërojë ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protokolli sekret për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth tanimë nuk ka mbetur edhe aq sekret sa që edhe në serialin The Crown , të shpërndarë praktikisht në të gjithë botën nga Netflix, ajo dhe bashkëshorti i saj i ndjerë Princi Filip bënin  shaka për emrat e koduar që siguria i ka atribuuar vdekjes së tyre.

Një fjalë-kod është caktuar për të përcjellë lajmin e vdekjes së saj në nivelet më të larta të qeverisë. Nëse kryeministrin e zgjojnë, ose është zgjuar, ai do informohet nga nënpunësit civilë se “Ura e Londrës ka rënë”.

Faqja e internetit e qeverisë Gov.uk dhe të gjitha faqet sociale të qeverisë, nuk do të përditësohen përveç komunikimeve të rëndësinë më të madhe dhe do të kenë si foto profili një foto të zezë.

Hapësira ku do të vendoset trupi i mbretëreshës do të qëndrojë e hapur 23 orë në ditë, për 3 ditë rresht, me vizita në kohë të ndryshme dhe bileta për VIP-at. Funerali do të bëhet dhjetë ditë pas vdekjes së saj . Flamuri britanik do të ulet në gjysmë shtize disa minutave rresht për dhjetë ditë. Parlamentet kombëtare dhe lokale do të pezullohen dhe vendi do të mbajë dy minuta heshtje. Në orën 6 pasdite në ditën e vdekjes së mbretëreshës, Charles do të japë një fjalim para kombit, tanimë në rolin e mbretit të vendit.

Të fundit

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në...

Milani refuzon 30 mln euro për titullin: Allegri e ka pjesë kyçe të projektit

Milani ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Newcastle për mbrojtësin Thiaw. Klubi kuqezi e konsideron lojtarin si pjesë të projektit të...

Kosovë, përfundon protesta kundër Gjykatës Speciale për Thaçin

Ka përfunduar protesta në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Hysni...

60 mln euro nga Anglia, Barcelona shet mesfushorin për të shpëtuar merkaton

Fermin Lopez, drejt largimit nga Barcelona. Drejtuesit katalanas duhet të shesin, në mënyrë që të financojnë afrimet si Garcia dhe Rashford. Për këtë, sakrifica duket...

Rama ilustron pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin pë çlirimin e hapësirave publike. Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se...

Lajme të tjera

Web TV