Mbyllet dhe dita e dytë e Champions League. Napoli i jep ‘leksion’ Liverpoolit, Barcelona shkatërron Viktoria Plzenin, Bayern fiton ‘pastër’ në SanSiro ndaj Interit.
Rezultatet e këtyre sfidave do të jenë në fokusin kryesor të mediave sportive për ditën e sotme.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
La Gazzetta dello Sport hapet me Champions League “Mami, çfarë Napoli”. Paraqitje e mrekullueshme, spektakël dhe 4 gola kundër Liverpool.
Corriere dello Sport gjithashtu thekson një sukses pothuajse të papritur: “Napoli fenomenal”. Kvaratskhelia dhe ekipi shkëlqejnë në ‘Diego Armando Maradona Stadium’.
“Ok Juve, por tani fiton” është titulli i torinezes Tuttosport. Tifozët dhe drejtuesit e Juventusit kanë kapur shenjat pozitive në ndeshjen Parisit, por nuk mjaftohen me një humbje dinjitoze.
“LewanGOlski” ka shkruar katalanasja Mundo Deportivo. Sulmuesi polak arriti tripletën e tij të parë me Barçën dhe udhëhoqi Blaugranat në një debutim emocionues në Champions League.
AS hapet me fitoren e çmendur të Atleticos: “Griezmann mbretëron në çmenduri”. Francezi shënoi golin e fitores në minutën e 101 duke gjunjëzuar Porton me rezultat 2-1.
Edhe prestigjozja Marca gjithashtu fokusohet tek fitorja e Atletico në minutën e 11 shtesë: “Pak nga Griezmann është shumë”.
“Barça show” ka shkruar Sport. Barça debuton në mënyrë fenomenale në Champions League, duke mposhtur Viktoria Plzen 5-1 në një Camp Nou.
Në Britani, Mirror Sport nxjerr në pah lamtumirën me trajnerin dhe të kërkuarin nga Brighton: “Nxitoni Potter”. Chelsea kërkon një përgjigje të shpejtë nga trajneri Graham Potter pas shkarkimit të Tuchelit… por mund t’u duhet t’i paguajnë Brighton-it 20 milionë euro.