Pse u shkarkua Gledis Nano? Çuçi: U rikthye kanabisi, spunton finale e dha ngjarja e…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Spunton finale e dhanë ngjarjet e muajve të fundit, të gushtit dhe të fundit të korrikut. Kur ulemi dhe flasim për një drejtor policie, ulemi dhe flasim për lidershipin e tij. Nuk flasim në mënyrë mekanike për statistikat.”

Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, duke treguar për herë të parë se përse u shkarkua nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Më tej, ministri tha se gjatë periudhës së Nanos u rikthyen dhe parcelat me kanabis në fusha.

“Spunton finale e dhanë ngjarjet e muajve të fundit, të gushtit dhe të fundit të korrikut. Kur ulemi dhe flasim për një drejtor policie, ulemi dhe flasim për lidershipin e tij. Nuk flasim në mënyrë mekanike për statistikat. Pa reformuar Policinë Kriminale, nuk do pretendojmë të reformojmë Policinë. Këtu i ka munguar lidershipi. Ka dhe të tjera, si lufta kundër kanabisit. Nëse në 2021 nuk bëhej fjalë të gjendeshin parcela në fushë me kanabis, sivjet për fat të keq pati disa. Për fat të keq këtë vit pati dhe një tentativë për të trafikuar drogë drejt Italisë.

Janë disa elementë që tregojnë se ka munguar lidershipi, performanca e drejtorit. Disa fenomene që ne i kishim lënë mbrapa. Nëse paraardhësi e la të zbrazur fushën, ato u rikthyen. Në fund të fundit ato u kapën përsëri nga vetë Policia”, u shpreh ministri në “Top Story”.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV