Rita Ora dasmë në Shqipëri? E ëma i zbulon “sekretet”: Në shtëpi lan enët dhe pastron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora elektrizoi para pak ditësh sheshin ‘Skënderbej’ në koncertin që mbajti në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

Ylli me origjinë shqiptare performoi hitet e saj ndër vite dhe këtë herë ishte e shoqëruar dhe nga prindërit e saj gjatë vizitës.

Nëna e Ritës, Vera Ora ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka folur për emocionet e kësaj eksperience për vajzën e saj, por dhe për të.

“Ishim shumë të emocionuar për ftesën. Rita ka ardhur për herë të dytë në Shqipëri dhe ishte shumë e emocionuar. Gjithmonë kur vjen këtu ka një ndjenjë shumë personale. Ajo ka dashur të prezantojë veten si një shqiptare e suksesshme dhe të tregojë dhe Shqipërinë në botë”,– ka thënë Ora.

Vera ka folur gjithashtu dhe për jetën personale të Ritës, ndërsa ka treguar se ajo ëhstë tepër e lumtur me partnerin e saj aktual, aktorin dhe producentin Taiki Waititi.

“Unë dhe Besniku duam vetëm që Rita të jetë e lumtur dhe ajo është për momentin. Kjo është pika fillestare. Dasma në Shqipëri mbetet në zgjedhjet e Ritës, vendos ajo. Çdo prind e ka dëshirën Unë si prind sigurisht dua që një  ditë të jem gjyshe. E pres me padurim në të ardhme.”- tregoi ajo.

Të fundit

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht i themeluar mund të sjellë...

Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald Trump njofton se marrëveshja mes...

E Enjtja magjike e futbollit shqiptar

Nga ERVIN BAKU Një e Enjte zakonshme Korriku, por që do të mbahet mend gjatë. Tri fitore në një mbrëmje. Tri buzëqeshje europiane për futbollin...

Lajme të tjera

Web TV