“Ura e Londrës ra”/ Ç’ndodh tani në Britani, detaje nga ceremonia 10-ditore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat britanike kanë publikuar më herët një protokoll sekret për mënyrën se si do të veprohej në rast se mbretëresha ndërronte jetë.

Tani që ajo mbylli sytë përgjithmonë, do të zbatohet protokolli, i njohur si “Operacioni London Bridge” dhe do të zgjasë rreth 10 ditë dhe që konkludon me ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të mbretëreshës.

Dita e parë

Dita e vdekjes së mbretëreshës. Kryeminsitri, në këtë rast Liz Truss e cila ka marrë postin pak ditë më parë, do të jetë ndër të parët që do të informohet për ndarjen nga jeta të monarkes.

Ky mesazh do të shpërndahet nga Sekretari Privat i Mbretëreshës dhe do t’u dërgohet anëtarëve të Zyrës së Këshillit Privat.

Deputetët dhe nëpunësit e lartë civilë do të marrin një telefonatë dhe një email ku thuhet: “Të dashur kolegë, me pikëllim po ju shkruaj për t’ju informuar për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës”.

Kjo do të pasojë një njoftim në mediat sociale dhe flamujt do të jenë në gjysmështizë brenda 10 minutave nga lajmi.

Në ditën e vdekjes së Mbretëreshës, Mbreti Charles që do të kurorëzohet së shpejti do t’i drejtohet kombit në një transmetim televiziv.

Kryeministri do të mbajë një takim me Charles, ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të organizojë përshëndetje me armë dhe do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Në rast se mbretëresha do të ndërrojë jetë në kështjellën Balmoral, aty ku edhe është vendosur momentalisht, nis zbatimi i planit Operacioni Unicorn, një protokoll i detajuar vetëm për këtë rast, pasi kjo kështjellë është një nga pronat më të preferuara të monarkes, ku ajo kalon thuajse çdo vit tre muaj.

Lexo edhe :  Vendoset paqja në Japoni, Yakuza shpall fundin e luftës së brendshme

Dita e dytë

Të nesërmen në mëngjes, anëtarët e Këshillit të Aderimit do të emërojnë mbretin e ri dhe një shpallje do të lexohet në Pallatin e Shën James dhe në Royal Exchange.

Deputetët do të bëjnë homazhe edhe në Dhomën e Komunave. Arkivoli i Madhërisë së Saj do të kthehet në Buckingham Palace.

Ditët 3-4

Mbretin Charles të niset në turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke vizituar Parlamentin Skocez dhe Katedralen St Giles në Edinburg, më pas Kështjellën Hillsborough të Irlandës së Veriut dhe një shërbim në Katedralen e Shën Anës, Belfast.

Ndërkohë në Londër, do të zhvillohen prova të përpikta për funeralin.

Dita 5

Në ditën e pestë, do të fillojë një procesion, duke filluar në Buckingham Palace dhe duke përfunduar në Shtëpitë e Parlamentit, më pas do të mbahet një shërbim funeral në Ëestminster Hall.

Më pas, mbretëresha do të qëndrojë për tre ditë, në arkivolin e saj dhe do të mund të vizitohet nga shtetasit e saj për t’i kryer nderime t e fundit.

Ditët 6-9

Mbreti Charles do të vizitojë Parlamentin e Uellsit dhe do të shërbejë në Katedralen Liandaff të Kardifit.
Qeveria në këtë pikë do t’i japë dorën e fundit planeve për ditën e varrimit, pasi qindra mijëra qytetarë dynden në rrugë.

Dita 10: Funerali i Mbretëreshës

Do të jetë Ditë Zie Kombëtare dhe dy minuta heshtje në të gjithë Britaninë, megjithatë punëdhënësit nuk detyrohen që ta shpallin ditën një ditë pushimi.

Funerali do të kryhet në Ëestminster Abbey, i ndjekur nga një shërbimi në Kapelën e Shën Gjergjit, Kështjella Ëindsor, ku Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në Kupolën Përkujtimore të Mbretit George IV.

Të fundit

“Mbështesim sundimin e ligjit”/ Ambasada Britanike zbulon bashkëpunimin me SPAK

Ambasada Britanike në Shqipëri ka njoftuar sot mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për sundimin e ligjit në...

Për herë të parë në histori, 6 gra nisen sot drejt hapësirës, mes tyre Katy Perry

Këngëtarja e njohur Katy Perry dhe pesë gra të tjera do shkuajnë historinë duke marrë pjesë në misionin e parë në hapësirë, vetëm me...

Kujtohet Gjyqi Special! 17 intelektualë u vranë pas gjykimit farsë nga komunistët

Ishte 14 prill i 1945-ës, plot 80 vjet më parë, kur në Tiranë u ekzekutuan 17 intelektualë, patriotë dhe personazhe të rëndësishme të  Shqipërisë...

Lineker i thur elozhe Yamal: “Është i zgjedhuri i radhës pas Pele, Maradonës dhe Messit“

Ish-sulmuesi i Anglisë, Gary Lineker në podkastin “The Rest is Football” e ka emëruar sulmuesin e talentuar të Barcelonës, Lamine Yamal, si ‘të zgjedhurin’ e...

Aksidenti me 6 viktima në Nju Jork, mbyllet kompania e helikopterëve

New York Helicopter Tours, firma e cila operonte fluturimin e helikopterit ku humbën jetën CEO i Siemens së bashku me familjen e tij dhe...

Lajme të tjera

Web TV