“Shoku kundër krizës”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e djeshme të Europa League: Lazio i Sarrit fitoi ndaj Feyenoord, kurse nga ana tjetër Roma e Mourinhos “gjunjëzohet” në Bullgari ndaj Ludogorets.

Por përtej futbollit, fokusi kryesor i mediave sportive dhe botërore, kthehet nga Britania. Është ndarë nga jeta Mbretëresha Elizabeth II (1926-2022). Futbolli është në ditë zie dhe 1 minutë heshtje do të mbahet në çdo kampionat para fillimit të ndeshjeve.

Ndjekim titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme:

La Gazzetta dello Sport hapet me Interin që merr faqen e pare në kopertinë: “Shoku kundër krizës”. Përballja mes drejtuesve, Inzaghit dhe skuadrës. Tre udhëzime që duhen ndjekur: bashkohuni, zbluoni problemin dhe ndaloni gjestet flagrante.Faqja e parë La Gazzetta dello Sport 09/09/2022

“Sarri në fluturim, Mou në tokë” është titulli i Corriere dello Sport. Në Europa League: Lazio fiton ndaj Feyenoord me rezultat 4-2, kurse nga ana tjetër Roma e Mourinhos mposhtet nga bullgarët e Ludogorets me rezultat 2-1.Faqja e parë Corriere dello Sport 09/09/2022

Gazeta madrilene AS hapet me tenistin spanjoll: ‘Unë jam dem’. Alcaraz është në kërkim të finales së US Open kundër Tiafoe.Home AS 09/09/2022

“Sa barbare” ks shkruar prestigjozja Marca. Alcaraz shijon ëndrrën në US Open dhe tashmë është gjysmëfinalist pas një fitoreje epike ndaj Sinner.Marka e shtëpisë 09/09/2022

Katalanasja Sport hapet me “Impakti Lewandowski”. Sulmuesi polak ka shënuar 8 gola në 5 ndeshje dhe tashmë është lideri i ri i Barçës. Ai do të luftojë me Haaland dhe Mbappe për titullin e golashënuesit më të mirë europian.Home Sport 09/09/2022

Tuttosport hapet me zgjedhjen: “+ të rinjtë – shpenzimet = përparimi i Juves”. Bardhezinjtë kanë përfshirë në skuadër tre lojtarë nga skuadra e dytë: është fillimi i një politike të re për të arritur qëndrueshmërinë.Home Tuttosport 09/09/2022

Në Britani, The Guardian ia kushton faqen e pare ndarjes nga jeta të: Mbretëreshës Elizabeth II. The Guardian, ka zgjedhur një fotografi të Mbretëreshës që nga fillimi i mbretërimit të saj. Portreti i fuqishëm tregon Mbretëreshën duke mbajtur kurorën dhe duke mbajtur skeptrin e saj në kurorëzim.Faqja e parë e The Guardian

Të fundit

Ishte në “betejë” në listë të hapur, sa vota mori Lulzim Basha në Tiranë?

Tashmë që janë numëruar më shumë se 2/3-at e votave preferenciale në qarkun e Tiranës është publikuar dhe numri...

Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga fjalimi i fitores që mbajti pasditen e së mërkurë në Sheshin Skënderbej. Kreu i qeverisë publikoi imazhe krah...

Zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe kryeministrit Starmer, firmoset nesër në Tiranë

Kryeministri Anglisë Sir Keir starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë. Ai do të ketë një takim bilateral të Enjten me kryeministrin Edi Rama...

Tirana pret Samitin e Komunitetit Europian, ja rrugët që do të bllokohen sot dhe orari

BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITITNga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë...

Reduktim me 200 mijë persona, sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021!

Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim me zgjedhjet e vitit...

Lajme të tjera

Web TV