Formula 1/ Këshilltari i RedBull: Mos u habisni Nëse Verstappen tërhiqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Max Verstappen është shumë pranë titullit numër dy në karrierë me pilotin holandez që udhëheq kampionatin aktual me 109 pikë nga ndjekësit më të afërt Leclerc dhe Perez.

Megjithatë, 24-vjeçari duket se nuk mendon shumë për rekordet dhe për të adhmen teksa këshilltari i RedBull, Helmut Marko thekson se holandezi nuk joshet nga paratë dhe se kur të përfundojë kontratën me skuderinë austriake do të jetë 31-vjeç e në rast se nuk është i motivuar, atëherë askush nuk duhet të surprizohet nëse ai vendos të tërhiqet.

“Ne duam të fitojmë edhe shumë tituj të tjerë me Verstappen. Por, unë dyshoj se do ta shohim Verstappen deri në momentin kur të thyejë të gjitha rekordet, padyshim ai mund t’ia dalë por ai është edhe personi që mbledh plaçkat dhe largohet në momentin që nuk është i motivuar dhe nuk e ndjen të vazhdojë.

Mund t’i ofrosh para pafund, por ai nuk do të qëndronte nëse e vendos të largohet. Dhe, mendoj se diçka e tillë mund të ndodhë më shpejt se sa e kemi menduar. Max është një talent i madh, është një pilot që e kontrollon makinën në mënyrë të shkëlqyer, sidomos kur piloton në limite”, u shpreh Marko.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV