Kaos dhe radhë kilometrike në Kakavijë/ Udhëtarët prej orësh nuk kalojnë dot kufirin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në pikën kufitare te Kakavijës ndodh shpesh të hasësh problematika të ndryshme, që shkaktojnë radhë kilometrike për emigrantët të cilët presin të kalojnë kufiri.

Një gjë e tillë ka ndodhur dhe gjatë 24 orëve të fundit ku në këtë doganë që prej mbrëmjes së djeshme, është bllokuar kalimi në kufi për shkak të problemeve kompjuterike me sistemin TIMS.

Në radhë janë makina, autobusë dhe qytetarë, të cilët presin me orë të gjata të kalojnë në shtetin fqinj. Kjo situatë ka shkaktuar kaos dhe acarim tek udhëtarët, pasi disa prej tyre presin që nga dita e djeshme për të hyrë në shtetin fqinj.

Ndërkohë policat po punojnë në mënyrë manuale, me regjistra në mënyrë që të mos shtohet trafiku. Problemi ndodhet vetëm në pikën kufitare shqiptare, pasi pala greke po punon normalisht.

Momentalisht po punohet për të rikthyer sistemin. Teknikët kanë mbërritur që prej marrjes së njoftimit dhe po punojnë për rikthimin në normalitet, por ende nuk dihet sesa mund të zgjasë.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV