Kosova nderon ndryshe Elizabeth II/ Artisti synon rekordin Guinness me portretin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artisti Alkent Pozhegu, është i njohur për rekordet Guiness, për portretet me drithëra, madje ai ka marrë vëmendjen e medieve prestigjioze të botës.

Së fundmi, ai ka punuar portretin e Mbretëreshës Elizabetha e Dytë të shtunën në nderim të personalitetit të saj në botë dhe në Kosovë. Kësaj here ai e vendosi jo vetëm artin, por edhe emocionet e veta në portretin e Mbretëreshës, me të cilin pretendon të marrë Guiness.

“Ka qenë ndër të paktat çka unë kam mundur ta realizoj me këtë mozaik sepse mbretëresha e Anglisë ka qenë një grua jashtëzakonisht e shkëlqyer, një burrneshë që ka kontribuar shumë për Anglinë dhe sidomos për Kosovën. Që e kemi pasur një mbështetje të madhe si gjatë luftës dhe pas luftës, të jemi falënderues”, ka thënë Pozhegu.

Ai ka tri rekorde të regjistruara Guinness, në vitin 2014 me portretet e futbollistëve Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, në vitin 2017 me këngëtaren britanike me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe në vitin 2019 me portretin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sakaq, vdekja e Mbretëreshës Elizabetha e Dytë ka nxitur reagime në Kosovë. Liderët e vendit kanë përkujtuar jetën e Mbretëreshës, ashtu siç kanë bërë edhe njerëzit e zakonshëm nëpër rrugët e Kosovës.

 

Të fundit

Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

Një sistem i ri që lexon si ndryshojnë me kohën karakteristikat kyçe të trurit mund të na tregojë sa...

Vdekja tragjike e 7-vjeçares, Gjykata shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën...

Alfred Lela: Rama po godet katolikët siç bënë komunistët në 1945

Aksioni i fundit i IKMT-së për të prishur ndërtimet pa leje në zonën turistike të Thethit ka shkaktuar polemika edhe në Tiranë. Drejtori i zyrës...

Komuna e Prishtinës nderon me Çmimin e Mirënjohjes CEO-n e SIGAL, z. Avni Ponari

Sot, CEO-s së SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, në shenjë nderimi e mirënjohjeje për kontributin në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore në qytetin...

Real Madrid dhe Chelsea, gati shkëmbimi i bujshëm mes dy klubeve big

Real Madrid dhe Chelsea po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato, me dy yje që janë jashtë planeve të trajnerëve respektivë të të...

Lajme të tjera

Web TV