Vëllai shet motrën 14-vjeçare për 3000 euro/ Nga Maqedonia e dërgon “nuse” në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Pas kallëzimit penal të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup dje ka lëshuar Urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj katër personave, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “ Trafikim me fëmijë”.

Sipas INA, në fundin e muajit të kaluar në Shkup, një nga të dyshuarit, përmes një ndërmjetësi ka pranuar që djalit të shtetasve të dyshuar serbe t’i gjejë nuse. Ai kontaktoi të dyshuarin e parë dhe ata ranë dakord që të ofronin për nuse motrën e të dyshuarit të parë, e cila sapo kishte mbushur 14 vjeç. Sipas kontratës, për lidhjen e martesës do t’i paguhen 3000 euro, prej të cilave 200 euro do t’i jepen të dyshuarit të katërt.

Për të arritur qëllimin e tyre, i dyshuari i parë dhe i katërt e kanë marrë vajzën nga shtëpia ku ajo jetonte dhe e kanë çuar në shtëpinë e të dyshuarit të katërt. Aty përmes video komunikimit kanë arritur marrëveshje për blerjen dhe shitjen e vajzës me shtetasit e dyshuar serbë, njofton Prokuroria Publike. Siç kanë treguar ata, në fillim të këtij muaji, shtetasit e dyshuar serbë, për të bërë përgatitje për festë, kanë ardhur në shtëpinë e prindërve të vajzës.

Meqenëse vajza nuk ka pasur dokument udhëtimi, e dyshuara “vjehrra” ka paguar shumën prej 6000 denarë për kërkesën e paraqitur për lëshimin e dokumentit të udhëtimit në procedurë urgjente. Ndonëse vajza nuk ka dashur të martohej, duke pasur frikë nga i vëllai, ajo iu bind dëshirës së tij dhe më 4 shtator të këtij viti, në shtëpinë e prindërve u organizua një festë. Në shenjë revolte dhe mosmarrëveshjeje me këtë lloj martese, nëna e vajzës nuk mori pjesë në festë. Mirëpo, kjo nuk i ka lëkundur shtetasit e dyshuar serbë dhe ata nuk kanë devijuar nga synimi i tyre për të marrë nusen për të cilën tashmë kishin paguar paratë.

Lexo edhe :  Mes protestave në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

Prokuroria sqaron se pas përfundimit të festës, nën presionin dhe kërcënimin e të dyshuarit të parë, vajza së bashku me vjehrrin dhe vjehrrën shtetasit e dyshuar serbë dhe të afërmit e tyre, kanë shkuar në shtëpinë e motra e vjehrrës, ku kanë qëndruar deri në lëshimin e dokumentit të udhëtimit. Pasi kanë marrë dokumentin e udhëtimit, vjehrra së bashku me vajzën kanë ardhur në shtëpinë e prindërve të vajzës dhe i kanë kërkuar nënës që të shkojë te noteri për të firmosur prokurën për të miturën për të udhëtuar jashtë vendit. Meqenëse nëna nuk ishte pajtuar me martesën e detyruar, ajo e refuzoi këtë kërkesë, pas së cilës rasti u zbulua nga zyrtarët e autorizuar.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, Drita e Kosovës fiton 1-0

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV