Ambasada Amerikane në Tiranë kujton 11 Shtatorin, flamuri ulet në gjysmështizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot bëhen 21 vite nga sulmi terrorist i 11 Shtatorit mbi Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork.

2,977 persona humbën jetën nga përplasja e avionëve në dy qendrat tregtare, sulmi më i rëndë terrorist në tokën amerikane, i marrë përsipër nga Al-Kaeda.

Tragjedia është kujtuar sot në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Stafi ka mbajtur një moment heshtje ndërsa flamuri amerikan është ulur në gjysmështizë.

“Kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001. Anëtarët e komunitetit të ambasadës së SHBA u mblodhën për të nderuar ata që humbën jetën gjatë ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit, 2001. I Ngarkuari me Punë Demian Smith shenjoi 21-vjetorin me një moment heshtjeje dhe u tha pjesëmarrësve se sado kohë të kalojë nuk do t’i harrojmë kurrë viktimat dhe heronjtë e 11 shtatorit”, njofton Ambasada e SHBA.

Të fundit

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë...

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën...

Mblidhet kabineti, Netanjahu: Do ia dorëzojmë Gazën forcave arabe

Kabineti Politik dhe i Sigurisë në Izrael është mbledhur aktualisht në zyrën e kryeministrit në Jerusalem për të diskutuar planin e pushtimit të Gazës. Benjamin...

Zelensky mbledh liderët e ushtrisë: Goditje të thella brenda Rusisë

Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim intensiv me udhëheqjen ushtarake dhe përfaqësuesit e forcave të sigurisë së Ukrainës, ku është diskutuar planifikimi dhe prioritizimi i...

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia,...

Lajme të tjera

Web TV