Mbi 10 mijë policë dhe forca speciale në gatishmëri për funeralin e Mbretëreshës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II kanë filluar përgatitjet për ceremoninë e funeralit të saj që do të zhvillohet në Londër. Forcat speciale SAS dhe mbi 10.000 efektivë policie do të sigurojnë perimetrin në 19 shtator.
Snajperët e policisë janë rreshtuar në çatitë në Edinburg ,ndërsa oficerët përgatiten për operacionin më të madh të sigurisë në historinë britanike në prag të funeralit të Mbretëreshës.
Mijëra dashamirës janë në pritje të mbërritjes së arkivolit të monarkes së ndjerë e cila sot la kështjellën e saj të dashur Balmoral, duke filluar një udhëtim gjashtë-orësh nëpër qytetet skoceze.

Arkivoli i Mbretëreshës do të bëjë një udhëtim për në Edinburg ndërsa të hënën do të dërgohet nga Holyroodhouse në Katedralen e Shën Giles aty pranë, ku do të qëndrojë deri të martën, kur do të fluturojë për në Londër.

Sot, policia e armatosur rëndë dhe shërbimet e sigurisë formuan rrethime jashtë Pallatit të Holyroodhouse dhe Katedrales së Shën Giles, ndërsa thuajse 10,000 oficerë u përgatitën të përfshihen në operacionin më të madh të vetëm të sigurisë që vendi ka parë ndonjëherë.

Ekipet e specializuara të policisë dhe oficerët e inteligjencës mësohet se kanë anuluar pushimet si pjesë e një detyre masive sigurie ndër-agjenci për funeralin e Mbretëreshës.
Operacioni do të zgjerohet gjatë gjithë javës, ndërsa trupi i Mbretëreshës do të kthehet në Londër përpara se ajo të vendoset në Pallatin e Westminsterit.

Është hera e parë që ekipet e forcave speciale, duke përfshirë njësitë SAS vendosen në Londër në një gjendje gatishmërie të shtuar në rast të ndonjë sulmi të mundshëm.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV