Çastet e fundit të biznesmenit shqiptar, mori një pije freskuese para se të takohej me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni “Tlive” ka publikuar një video ekskluzive, në të cilën janë regjistruar minutat e fundit të biznesmenit shqiptar në Greqi, para se të futej në hotelin ku u vra.

Nga kamerat e sigurisë duket edhe momenti kur 46-vjeçari ndalon makinën, për të shkuar në një kioskë për të blerë një pije freskuese, teksa flet në telefon.

Më tej ai futet sërish në makinë për të shkuar te hoteli, te vendi ku dha dhe frymën e fundit.

Xhani Topalli, 46 vjeç u vra në ishullin e Rodos nga pronari i një hoteli dhe i biri i tij, pasi këta të fundit i detyroheshin shqiptarit 70 mijë euro, raporton protothema.gr.

Topalli kishte bërë punime në hotelin e vrasësit, i cili nuk e pagoi kurrë për punën që bëri.

Xhani Topalli, 46-vjeç, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht. Në ditën e fundit ai kishte takuar 53-vjeçarin, pronar hoteli në Greqi, i cili kishte për t’i shlyer disa detyrime në bazë të një marrëveshje që kishin.

Klikoni këtu për të parë videon

Mbrëmjen e 28 gushtit, kur edhe u zhduk, Xhani Topalli, ka pasur një takim me 53-vjeçarin grek. Ai po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë eurosh biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për punë ndërtimi. Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar dhe ishte kryer vrasja.

Kujtojmë se vrasësit e shqiptarët janë lënë në burg nga drejtësia greke.

Pas rrëfimit të tyre, dy të pandehurit me vendim unanim të Hetuesit dhe Prokurorisë janë cilësuar si të arrestuar të përkohshëm dhe janë lënë në burg, ndërsa me mbylljen e hetimeve pritet të jepet edhe dënimi për ta.

Lexo edhe :  “Serbia ju do!", rrugët e Beogradit plot me urime ditëlindje për Lukashenkon

Çfarë pretenduan dy të pandehurit në deklaratat e tyre?

Dy të pandehurit, në prani të avokatëve të tyre, pretenduan se vdekja e 46-vjeçarit erdhi si pasojë e një aksidenti gjatë një zënke dhe argumentuan se ai mesa duket, vdiq si pasojë e rënies së tij në tokë. Por nuk argumentuan se si kishte mbetur me një litar në qafë.

Ata gjithashtu theksuan se për këtë nuk ka faj 20-vjeçari. Sjellja e dy të pandehurve në sallën e gjykatës u bë, nën masa të forta sigurie.

Një grup bashkatdhetarësh të viktimës janë mbledhur herët jashtë gjykatave dhe me të mbërritur dy të pandehurit kanë sharë duke u kërkuar që të “kalbeshin në burg”. Komandanti i Drejtorisë së Parë të Policisë Dodekanez, z. Manolis Kazamias, u përpoq të qetësonte turmën.

Duke folur për mediat, kryetari i Komunitetit Shqiptar të Rodosit, z. Aris Kasapi, deklaroi se ata donin jo vetëm të shprehnin indinjatën e tyre për vrasjen e 46-vjeçarit, por të kërkonin dënimin shembullor për ata që janë përgjegjës.

“Jemi mbledhur si njerëz, si bashkatdhetarë të viktimës për të dërguar një mesazh, për të kërkuar dënimin real të atyre personave që i morën jetën. Ky është një krim i urryer dhe ajo që ne kërkojmë është që Drejtësia të vihet në vend”, tha zoti Kasapi, ndërsa përmendi se javën e ardhshme do të mbahet një miting i madh në Rodos nga komuniteti shqiptar në bashkëpunim me sindikatat e ishullit.

Siç përmendi Kasapi, qëllimi i tubimit nuk është vetëm të përhapet mesazhi për dënimin shembullor të të arrestuarve, por edhe t’u mësojë fëmijëve të vegjël se mosmarrëveshjet e njerëzve nuk duhet të zgjidhen në mënyra të tilla, ekstreme.

Të fundit

Kosovë/ Mungesë kuorumi, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk...

Juventus e ndoqi gjithë merkaton, Kolo Muani firmos me klubin londinez

Randal Kolo Muani nuk do të jetë një futbollist i Juventusit, por do të vazhdojë karrierën e tij te Tottenham në kampionatin anglez të...

“Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar”

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit dhe kampion bote me Italinë më 1982, analizoi humbjen e parë të zikaltërve këtë sezon: “Duhet t’i japim merita...

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10%...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV