Debati i ashpër, analisti ia thotë në sy Metës: Nano humbi e iku, ti ke 30 vjet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e sotme kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka debatuar me Enton Abilekajn.

Në emisionin “Të paekspozuarit”, Abilekaj akuzoi Metën se ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë marrë peng opozitën dhe se rikthimin e tij nuk e kërkoi populli, por u kthye vet.

Debati i plotë:

Abilekaj: Kush ta kërkoi, ja u kërkuat ju vetes. Përmendët Fatos Nanon që pengonte integrimin, ai humbi dhe iku. Ju keni 30 vjet. Nuk pamë asnjë popull që kërkonte rikthimin tuaj. Tre njerëz po e mbajnë peng politikën

Meta: Ju e patë Konventën, Jo ore jo, spo ta mban njeri peng ty opozitën. Kush ju pengoi juve të bëni një opozitë. Unë isha president 5 vjet o zotëri

Abilekaj: Nuk kam as fonde asgjë, i keni kapur ju, bashkë, ca ju ca opozita

Meta: I ka pushteti

Abilekaj: Bashkë i kapni, sistemi që keni ndërtuar ju, edhe juve kur ishit kryeministër i kapët. Edi Rama me ju dhe Sali Berishën doli në fushatë elektorale

Meta: Edi Rama i kishte blerë ka kohë.

Abilekaj: Sot po flasim për atë që keni bërë ju, jo për atë që ka bërë Edi Rama

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV