Ministri i Jashtëm i Turqisë ka bërë deklarata të forta kundrejt Greqisë duke i paralajmëuar ata hapur me luftë. “Greqia vijon të kruhet dhe ky është paralajmërimi im i fundit”, tha Mevlut Çavusoglu gjatë ceremonisë përkujtimore të fitores së turqve kundër grekëve 100 vjet më parë pasi këta të fundit i ishin bashkua koalicionit për pushtimin e Anadollit.
“Nëse i futesh një aventurë në emër të të tjerëve, pasojat do t’i vuash sot si në të kaluarën. Ky është një paralajmërim për fqinjin tonë Greqinë. Ushtria turke, e lodhur nga vitet e luftës, e ka kaluar me sukses këtë test të madh atëhere. Sot kushtet tona janë të ndryshme, por kemi të njëjtin besim të palëkundur. Të gjithë duhet të vendosin se si do të sillen. Ne i themi veçanërisht Greqisë. Mos u bëni peng i të tjerëve. Mos vazhdoni të provokoni. Sepse cilësia e miqësisë turke njihet në lashtësi, ajo e armiqësisë është edhe më e fortë”, tha ministri turk për grekët.
Pas deklaratës së fortë të tij, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Greqisë. Ka qenë zëdhënësi i qeverisë greke Yannis Oikonomou ai që reagoi, në një konferencë për shtyp pak më parë, ku theksoi se qeveria e Erdoganit po përpiqej që të krijonte një realitet të ri përmes shpikjes së ngjarjeve historike.
“I ftoj ata që të heqin dorë nga retorika e luftës dhe të rikthehen te logjika. Besoj se këto që thonë janë vetëm fjalë përmes, të cilave duan të krijojnë një realitet që nuk ekziston”, tha ai.