“Shqipja të mbrohet me provim si anglishtja”, Rama: Gjuha jonë është e kërcënuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Tiranë po mbahet Kongresi Kombëtar i Arsimit. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama, tha se sfidat e arsimit cilësor duhet të jenë në fokus të Shqipërisë.

Sipas Ramës, kërcënimi ndaj gjuhës është një kërcënim i madh dhe çdo ditë që kalon e rrit këtë kërcënim. Ai ka shtuar se forcat që kërcënojnë gjuhën, janë në dukshmëri të pathyeshme.

“Është koha për ta diskutuar futjen e gjuhës shqipe në çdo nivel të arsimimit. Është gjë e madhe dhe kërkojmë në vazhdimësi të dimë sa të aftë janë të rinjtë dhe të rejat të dinë të flasin anglisht. Por është realisht një mangësi që nuk kemi të njëjtin sistem për gjuhën tonë amtare që e marrim si të mirëqenë. Pasi mësojnë fëmijët tanë të mësojnë dhe të shkruajnë shqip”, tha ndër të tjera kryeministri.

Rama tregoi si mund të mbrohet gjuha shqipe, nga faktorë të shumtë që e kërcënojnë:

“Shumë kush mund të pyesë, nga se do ta mbrojmë gjuhën shqipe? Përgjigja është e thjeshtë: Mjafton të harxhojë secili një orë për të lundruar në kanalet e informacionit që të shikojë se çfarë ndodh me gjuhën shqipe. Çfarë ndodh me shenjat e pikësimit, çfarë ndodh me pikat mbi ë, çfarë ndodh me formulimin e fjalës dhe me ortografinë në përgjithësi.

Ndërsa brezi i ri përfshihet në një shpejtësi marramendëse në rrugën e komunikimit përmes telefonave, PC gjuha është më e rrezikuara dhe nga ana tjetër kjo nuk i ndodh vetëm gjuhës sonë, por të gjitha gjuhëve që janë nën këtë presin të madh, të konsumit të fjalëve për të komunikuar në një moment kur distanca është zëruar dhe shpejtësia bëhet më marramendëse.

Na takon të gjejmë mënyra dhe të kërkojmë përmes një dialogu të gjerë mes nesh, rrugë për ta forcuar pozicionin e gjuhës shqipe në këtë kaos gjuhësor dhe komunikativ ku është përfshirë gjithë bota dhe ne jemi thellësisht të përfshirë”, tha kryeministri.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV