Balla kërkesë SPAK: Hetoni Sali Berishën e shpallur “non grata” nga SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka kërkuar SPAK që të nisë hetimet për Sali Berishën, i cili është shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion të nivelit të lartë.

Ai u shpreh se  shpreson që SPAK t’i japë një përgjigje kësaj çështjeje.

“Unë përshëndes rastin që prokuroria po punon dhe uroj të shpejtojë.Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e shtetasit Sali Berisha si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA, vendim mi bazuar në prova. SPAK i duhet t’i japë një përgjigje kësaj çështje, duke e shoqëruar edhe me kërkesën zyrtare që duhet të dërgojë në SHBA. Që ka arritur në këtë konkluzion. Është e papranueshjme që në një shtet aleat Berisha është shpallur non grata për korrupsion dhe në Shqipëri kjo nuk shoqërohet me hetime të thella. S’kam dëgjuar gjë për aferën e ÇEZ dhe Gërdecin, ne respektojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe SPAK. Unë po shpreh këndvështrimin tim që ka ekzistuar para SPAK-ut. Unë kam kallëzuar nga SPAK edhe për OSSHE-ÇEZ dhe për kompleksin Partizani. Deklaratat e politikanëve nuk kanë të bëjnë me shkelje të pavarësisë. Është e vërtetë që pas shumë insistimi kam dhënë deklarimet e mia dhe nga ai moment kam kuptuar që të paktën për kompleksin Partizani prokurori ka marrë deklarimin tim dhe mendoj se çështja po ecën në drejtimin e duhur”, u shpreh Balla.

I pyetur në lidhje me “misterin” e ndërtimeve pa leje në mes të Tiranës, deputeti socialist u tregua u rezervua, ndërsa përshëndeti punën e qeverisë, e cila sipas tij po i trajton qytetarëtë të barabartë para ligjit.

Pyetje: Misteri i ndërtimit të pallateve pa leje?

Lexo edhe :  Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Balla: Unë t’u them se jam kreu i grupit të PS dhe nartyrëshëm që nuk të interferoj në cështje të zbatimit të ligjit, nuk dua të përmnd emra, por nuk ka asnjë lloj komenti dhe dua të përshëndes punën e bërë nga qeveria. Por të gjithë qytetarët presin që të gjithë para ligjit të jenë të barabartë.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV