Handanovic apo Onana, kush do të nisë nga minuta e parë në Champions League?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdon të mbetet një çështje te Interi ajo e portierit se kush duhet të jetë titullar, kapiteni Samir Handanovic apo kamerunasi Andre Onana.

Portieri slloven ka bërë disa gafa në këtë fillim sezon, derisa shumë nga tifozët mendojnë se pozita e titullarit duhet t’i takojë portierit të ardhur këtë verë nga Ajax.

Por duket se Inzaghi ka vendosur se si do të veprojë me dy portierët në vazhdim të kampionatit, pasi bëhet fjalë për dy portierë që kanë cilësi të shkëlqyera.

Gazeta italiane Corriere dello Sport ka raportuar se Inzaghi ka vendosur për rotacion në pozitën e portierit, mes Samir Hadanovic dhe Andre Onanas.

38-vjeçari do të vazhdoj të jetë portieri titullar në ndeshjet e kampionatit, ndërsa Onana do të jetë në fushë nga minuta e parë në ndeshjet e Champions League dhe në ato të Kupës se Italisë.

Këtë vendim Inzaghi e ka marrë prej kohësh dhe mendon se në këtë mënyrë të dy portierët do të jenë të lumtur.

Synimi i trajnerit italian është që të evitohet gabimi që bëri me Radun vitin e kaluar, ku rumuni nuk luajti kurrë dhe në momentin që iu dha mundësia bëri një gabim trashanik në Bologna që i kushtoi Interit humbjen e titullit.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV