Irani krahason Elizabeth II me Hitlerin: Iku pa paguar për krimet që bëri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa bota është në zi për një nga figurat më të dashura në historinë moderne, një skandal vjen nga Irani!

Televizioni shtetëror iranian e ka cilësuar  Mbretëreshën Elisabeth “një nga kriminelet më të mëdha në historinë e njerëzimit” dhe madje e krahasoi atë me Adolf Hitlerin. Ata pretenduan se vdekja e monarkes është ‘lajm i mirë për njerëzit e shtypur të botës’ dhe tha se trashëgimia e saj është ‘plot me krime, neveri dhe pisllëk’.

Ministria e Jashtme e Iranit nuk e ka komentuar vdekjen e saj apo ngjitjen në fron të mbretit Charles III, dhe kanalet e saj televizive të lidhura me qeverinë kanë përhapur komente nga më të ndryshmet për trashëgiminë e saj. Në rrjetin iranian Channel 1, studiuesi Foad Izadi i Universitetit të Teheranit tha:

“Ndoshta, në dritën e 70 viteve të saj në fron, ajo duhet të përfshihet në të njëjtën listë me Hitlerin. Nga një këndvështrim i caktuar, ne duhet të jemi të trishtuar që ajo vdiq sepse iku pa u gjykuar, pa u ndëshkuar dhe pa paguar për krimet e saj. Mbretëresha ishte një imperialiste, kolonizatore, kriminele lufte, agresioni i ushtrisë britanike në të gjithë botën bëhej nën emrin e saj. Forcat e armatosura britanike janë forcat e armatosura të mbretëreshës. Ne kemi disa persona që janë përfshirë në kaq shumë mizori në shekullin e kaluar: Hitleri, për shembull, disa presidentë amerikanë i përkasin asaj liste dhe sigurisht mbretëresha,” tha ai.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV