Anëtarja e PE ekskluzivisht për Fjala.al: Hungaria ka nevojë për demokraci dhe liri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e Fjala.al Monada Mehmetaj ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me anëtaren e Parlamentit Europian Gwendoline Delbos-Corfield në lidhje me temën e ekzistencës së një rreziku të qartë për një shkelje serioze nga Hungaria të vlerave mbi të cilat është themeluar Bashkimi Europian

Në prononcimin për gazetaren Mehmetaj, Delbos-Corfield u shpreh se raporti i hartuar nga Hungaria është bërë përmes ekspertëve ndërkombëtarë. Po ashtu, ajo shtoi se përmes këtij raporti shpresojnë që Këshilli Europian të marrë vendime për të parandaluar situatën aktuale në Hungari.

“Ne kemi probleme me demokracinë dhe lirinë, që janë sulmuar prej 10 vitesh nga qeveria në vend dhe tani mund ta themi që nuk ka më demokraci. Kështu që ne bëmë këtë raport për të shpjeguar të gjitha këto zhvillime. Është një raport shumë i dokumentuar me informacion që vjen nga ekspertë ndërkombëtarë. Nuk është diçka që kemi shpikur vetë, janë të gjitha fakte të dokumentuara dhe ne e bëmë këtë raport që Këshilli Europian të marrë vendime dhe shpresojmë se ata me do të veprojnë dhe do të parandalojnë që gjërat të vijojnë në Hungari ashtu siç po shkojnë për momentin.”, deklaroi Delbos-Corfield.

Ndër të tjera, ajo dha dhe një mesazh për vendet europiane, vendet fqinje, madje duke ju referuar këtu edhe Shqipërisë, duke thënë se këto shtete kanë nevojë për liri.

“Mesazhi im ështe që ne në çdo vend të Unionit Europian dhe në vendet fqinje, kemi nevojë për liri, respektimin e grupeve minoritare, të drejta themelore, zgjedhje të lira, jo më korrupsion dhe menaxhim të mirë të të ardhurave nga Europa, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të jetojmë të gjithë së bashku dhe të kemi një jetesë të mirë për të ardhmen dhe për fëmijët tanë.”, përfundoi ajo.

Lexo edhe :  Qeveria do i paguajë 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri!

Para prononcimit për Fjala.al dhe gazetaren Mehmetaj, ajo ka mbajtur dhe fjalën e saj në Parlamentin Europian, ku në fokus ishte pikërisht ekzistenca e një rreziku të qartë për një shkelje serioze nga Hungaria të vlerave mbi të cilat është themeluar Bashkimi Europian.

Pjesë e panelit me Delbos-Corfield ishin edhe Isabel Wiseler-Santos Lima (politikane luksemburgase e Partisë Popullore Kristian-Sociale, e cila ka shërbyer si deputete e Parlamentit Evropian që nga zgjedhjet evropiane të vitit 2019), Bettina Vollath (Pjesë e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian), Ramona Strugariu (politikane rumune e USR PLUS/USR e cila ka shërbyer si deputete e PE që nga viti 2019) si dhe Malin Bjork (anëtare e PE nga Partia e Majtë Suedeze, anëtare me të drejta të plota në Komisionin parlamentar për Mjedisin, Shëndetin Publik dhe Sigurinë Ushqimore dhe anëtare zëvendësuese e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme.

“Kjo nuk është detyra jonë. Do doja që parlamenti të kishte aq fuqi. Nuk e kemi atë fuqi për të dhënë një afat konkret. Në raportin e shfaqur pamë rekomandime të Këshillit. Ne duam të përparojmë edhe në aspekte të tjera

Unë kam një afat kohor në kokën time. Sipas meje gjërat duhet të ndodhin para përfundimit të mandatit presidencial të Hungarisë. Këshilli i Presidencës ka një rol në zgjedhjen e axhendës dhe krijimin e prioriteteve. Kjo gjë do te jetë e rëndësishme pasi do të jetë në dorën e qeverisë hungarisë

Mund të kemi debate në Keshill përsa i përket axhendës së hungarezëve. Dua që Këshilli të veprojë para presidencës së Hungarisë.”, u shpreh Delbos-Corfield ndër të tjera.

Foto e shkrepur nga salla e Parlamentit Europian, nga gazetarje e Fjala.al, Monada Mehmetaj.

 

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV