Humbja 0-4 në Champions i kushtoi shumë, familja e trajnerit sulmohet me gurë nga tifozët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja e Sérgio Conceição përjetoi momente terrori, që pasuan humbjen e FC Porto kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve. Gruaja e trajnerit, Liliana Conceição, u largua nga “Estádio do Dragão” me fëmijët e saj Rodrigo (22 vjeç) dhe José (7 vjeç). Teksa po kalonte nëpër zonën e Muzeut të FC Porto, pa asnjë paralajmërim ka rënë pre e një grupi tifozësh, që e kanë gjuajtur me gurë makinën me të cilën po udhëtonin dhe kanë fyer pasagjerët.

Sendet e forta kanë thyer xhamat e makinës dhe përveç vetë Lilianës kanë goditur të paktën njërin prej fëmijëve. Rodrigo Conceição është pjesë e skuadrës kryesore të “Dragons”, ndërsa José Conceição, anëtari më i ri i familjes, tashmë ka nisur rrugëtimin e tij si futbollist te FC Porto duke iu bashkuar U-8.

Situata gjeneroi akoma më shumë indinjatë kur nga të gjitha mjetet e rreshtuara njëra pas tjetrës në trafikun e rënduar nuk u qëlluan, vetëm ajo ku ndodhej familja e trajnerit të FC Porto. Një sulm i dhunshëm që e la të tmerruar, nga frika jo vetëm për integritetin e saj, por edhe për sigurinë e fëmijëve.

Situata u bë e njohur shpejt për Sérgio Conceição dhe, pavarësisht se rasti u raportua në PSP, veprimet e autoriteteve u përshkruan, sipas një burimi me dijeni për ngjarjen, si shumë pasive për sa i përket seriozitetit të fakteve dhe rrezikut të lëndimeve të rënda.

Ende nuk është siguruar një perimetër efikas i sigurisë që të përmbajë ndonjë provë të incidentit të rëndë, pas një disfate të pazakontë në “Estádio do Dragão” (humbja 4-0 ndaj Club Brugge në Champions), e cila, sipas të njëjtit burim, prodhoi këtë ngjarje të shëmtuar.

Familja e Sérgio Conceição është e tronditur, edhe nga vetëdija se puna e trajnerit, i cili është në sezonin e 6-të në krye të FC Porto, ka qenë e jashtëzakonshme dhe e përkushtuar. Për më tepër, së fundmi u kurorëzua me fitimin e kampionatit, Kupës së Portugalisë dhe Superkupës, ndaj as disfata 4-0 ndaj Club Brugge, në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Champions League, nuk mund ta justifikojë këtë akt dhune.

Lexo edhe :  United ndryshon trajner që pas javës së parë, del emri

Përveç gruas së tij, ky akt i dënueshëm shënjestroi edhe dy nga fëmijët e tyre, duke shkaktuar irritim të madh. Pavarësisht revoltës së shkaktuar nga ky episod, që i atribuohet ende një grupi të izoluar mbështetësish, Sérgio Conceição, 47 vjeç, ishte sot në stërvitje si zakonisht, në përmbushjen e detyrave të tij.Até a fazeres filhos és bom”. Sérgio Conceição em família e com o coração…  azul e branco

Të fundit

Protesta e Tragjasit/ Rama: Burimet ujore janë të Republikës, jo të atyre që i kanë afër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot detaje nga krijimi i i Operatorit Kombëtar të Ujit, ku mes të tjerash...

Misioni i pambaruar i Princit gjerman, Vidi largohet Shqipëria

3 shtator 1914 Përgatiti: Leonard Veizi Në fillim të shekullit XX, Shqipëria sapo kishte shpallur Pavarësinë më 28 nëntor 1912, por shteti i ri u gjend...

“Albin Kurti do jetë i vdekur”, grafite skandaloze në veriun e Mitrovicës

Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës është identifikuar një grafit kërcënues ndaj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti....

Paketa e Maleve, deputeti i PD: Rrezik për paqen sociale në Tropojë, Has e Kukës

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, thotë se Paketa e Maleve e miratuar nga Qeveria rrezikon paqen sociale në Qarkun e Kukësit. “Mënyra me...

“Vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një lajm të ri. Në “Dita...

Lajme të tjera

Web TV