Protesta tek inceneratorët/ Meta sprovon Metën, dështim apo sukses?  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë thirri një protestë dje tek Inceneratori i Tiranës. Në këtë protestë që nga Partia e Lirisë pritej të ishte “madhështore”, kishte relativisht pak mbështetës, madje nuk mori pjesë as kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mungesa e masivitetit që u “mbulua” me deklaratat dhe akuzat e forta ndaj qeverisë dhe drejtësisë.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbajti një protestë tek Inceneratorët e Tiranës. Meta linçoi se kjo protestë do të ishte madhështore, por e vërteta në terren nuk rezultoi e tillë. Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja që Meta shkoi pikërisht në këtë vend i cili kërkonte të mbushej nga pak njerëz, dhe jo sa kërkonte Sheshi “Nënë Tereza”. Megjithatë Meta sprovoi veten, pra tregoi se sa është në gjendje të rigrumbullojë ish-LSI-në e cila tashmë ka ndryshuar vetëm emër, por jo kryetar. Meta e quajti aferën e inceneratorëve një kart të ish-LSI dhe Partisë së Lirisë, duke distancuar edhe Berishën, ku ky i fundit nuk mori fare pjesë në protestë. Kjo nuk mund të quhet një krisje mes tyre, por një tregues që Berisha e njeh mirë forcën e tij dhe është mësuar që të tjerët t’i bashkohen atij dhe jo ai të tjerëve. Në këtë rast nuk “kurseu” as Metën, me të cilën haptas muajt e fundit kanë flirtuar politikisht duke tentuar bashkimin opozitar, sidomos tashmë që vetëm shtatë muaj e ndajnë vendin nga zgjedhjet lokale. Tubimi i ish-LSI-së mori ditën e djeshme pranë vetes vetëm disa deputetë nga Partia Demokratike, qytetarë dhe anëtarë të ish-LSI-së. Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaroi gjatë protestës së mbajtur tek inceneratori i Tiranës, se ka një koordinim me SPAK-ut dhe qeverisë për të mos hetuar aferën e djegësave të plehrave. Sipas kreut të PL edhe pse kanë kaluar 558 ditë nga denoncimi me fakte i kësaj afere, SPAK ndodhet ende në hetime paraprake, ç’ka tregon se kryeministri Rama ka kapur për fyti drejtësinë e re. Ai solli shembullin e zgjedhjeve të përgjithshme ku edhe pse afera e inceneratorëve ishte denoncuar me fakte, ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako u ndaluan psi kishin blerë votat me paratë e inceneratorëve. “Kanë kaluar 558 ditë nga denoncimi me fakte i kësaj afere kriminale dhe ajo ende vazhdon sepse Edi Rama dhe larva e tij kanë kapur për fyti drejtësinë. Edhe sot e kësaj dite janë në hetime paraprake. Është e qartë që ka një koordinim perfekt midis SPAK-ut dhe rilindjes që të vidhen edhe zgjedhjet vendore dhe që pas të kapet ndonjë bedel dhe të thonë që drejtësia fundksionon. Kështu ndodhi dhe me ministrin dhe me deputetin. Denoncimet u bënë 4 muaj përpara zgjedhjeve por nuk u mor asnjë veprim, pasi duheshin lekët e inceneratorëve për të vjedhur votat dhe blerë mediat. Ndaj jemi sot këtu dhe do të vijmë përsëri dhe jo vetëm këtu dhe do të shkojmë në çdo skenë krimi për tu bërë të qartë të gjithëve se nuk do të shpëtojnë dot nga çdo krim që kanë bërë, për tu bërë të qartë që drejtësia është e popullit dhe askush nuk do të shpëtojë nga firmat që ka hedhur”, tha Meta. Kreu i Partisë së lirisë në mbyllje të tubimit paralajmëroi protesta të tjera duke theksuar se do të shkojnë në çdo skenë krimi në të gjithë Shqipërinë. “Do te shkojmë në çdo skenë krimi në të gjithë Shqipërinë. Për t’i bërë të qartë që nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë”, tha Meta. Ai i bëri thirrje punonjësve të administratës të mos përdoren nga Rama për interesat e tij mafioze por të ruajnë integritetin e tyre. “I bëjmë thirrje punonjësve të administratës mos u bëni bedel nga Edi Rama për interesat e tyre mafioze. Ruani integritetin tuaj. Ora e drejtësisë po vjen sepse populli shqiptar nuk ka më çfarë humbet. Rama shporru. Ju falënderoj shumë për këtë pjesëmarrje. Jam i sigurt se përmes protestave qytetare do të rivendosim demokracinë sepse në një vend ku institucionet kanë rënë për shkak të korrupsionit. E vetmja mënyrë për të vendosur demokracinë është ngritja e popullit”, tha Meta.

Lexo edhe :  2025-a regjistroi dëme kolosale nga zjarret. U dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje

Brisida Shehaj

Në fjalën e mbajtur përpara protestuesve, Koordinatorja Kombëtare e Luftës Kundër Korrupsionit në PL, Brisida Shehaj deklaroi se qeveria ka paguar 64 milionë euro për një inceneratorë që nuk ekziston dhe në vend të tij ka vetëm ca zyra dhe një mensë. Me ironi Shehaj theksoi se të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë aferë do të dërgohen në një mensë ku shtetit do t’i duhet të paguaj vetëm 50 euro në ditë, duke iu referuar burgut. “Kemi të bëjmë me një organizatë të vërtetë kriminale që shtrihet nga koka e qeverisë te specialist më i fundit, janë të gjithë bashkë në këtë megaaferë. Ne jemi ata që kemi flas dhe do të flasim me dokumenta dhe me fakte. Në 2017 u firmos kontrata për këtë inceneratorë që në fakt nuk inceneratorë, dhe premtuan që do të investonin 128 milionë euro, ja ku jemi sot, ka vetëm ca zyra dhe një mensë. Me sa duket i kanë mensat i kanë qejf dhe u premtojmë se aty ku do shkojnë, do të kenë një mensë të sigurt dhe për ta do të paguajmë vetëm 50 mln në ditë dhe nuk do të lejojmë të na vjedhin miliona euro në ditë. Për këtë mencën në krahun tonë buxheti i shtetit ka paguar 64 milionë dollarë për ca zyra dhe një mencë. Ju kemi treguar me fakte si janë marrë 18 mln euro kredi nëpër banka duke lënë peng pronën tonë. Investimi këtu është zero”, tha Shehaj.

Mesazhi i SHBA-SË

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar në një postim në Facebook duke paralajmëruar qytetarët përpara s etë niste tubimi ditën e djeshme që të qëndronin larg. Në njoftimin e ambasadës thuhet se  qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha. “Një protestë është programuar për t’u zhvilluar sot pranë landfillit të Sharrës, rreth 6 kilometra në perëndim të Ambasadës Amerikane. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha. Edhe pse shumë ngjarje të mëdha kalojnë paqësisht, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Të fundit

Sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i...

Vijojnë sulmet ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në mbarë Ukrainën gjatë 24...

A ka ardhur fundi i gjigantit Bayern?

Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në tërheqjen e talenteve të mëdhenj...

U plagos pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari në gjendje kritike për jetën

I plagosuri me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është në gjendje kritike për jetën. 28-vjeçari Liridon Rata u plagos me...

Droni rus rrëzohet në Poloni, reagon ministria e jashtme: U shkel hapësira jonë ajrore

Një dron rus është rrëzuar gjatë natës në Poloninë lindore, duke shkaktuar reagim të fortë nga autoritetet e vendit. Sipas mediave vendase, objekti i paidentifikuar...

Lajme të tjera

Web TV