Sulmi ndaj makinës së Putin/ Zëdhënësi i tij shfaqet me shenja në fytyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat e huaja raportuan pak më herët se makina e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është sulmuar ditën e sotme.

Kanali anti-Putin General SVR Telegram, raporton se ndaj Presidentit të Rusisë është bërë një atentat me bombë, por që ka rezultuar i pasuksesshëm.

Sipas asaj që raporton “Dailystar” disa nga truprojat e Putin janë zhdukur pas ngjarjes, dhe kjo ngre dyshime të forta se ndaj makinës me të cilën udhëtonte presidenti rus mund të jetë bërë atentat.

Burime të pakonfirmuara theksojnë se një shpërthim i fortë ka ardhur nga pas limuzinës me të cilën udhëtonte Putin dhe dyshohet se ka qenë një “sulm me bombë”. Të njëjtat burime theksojnë se menjëherë pas kësaj ngjarjeje janë shkarkuar disa nga truprojat e Putinit të cilët edhe janë arrestuar.

Ndërkohë sipas asaj që rarporton General SVR Telegram zëdhënësi  kryesor i Putinit, Vladimir Solovyov, është shfaqur në emisionin e tij televiziv me prerje misterioze dhe mavijosje në fytyrë. Ndërkohë që nga Kremlini ende nuk ka asnjë reagim.

Sipas kanalit anti-Kremlin, Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare në një datë që ende nuk është bërë publike, ndërsa ka qenë i frikësuar.

Të fundit

Arrestohet autori i zjarrit në Shetel të Shijakut

Policia ka njoftuar ditën e sotme se është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të zjarrit që...

Fundi i një shpirttrazimi: Vincent van Gogh qëllon veten, vdes dy ditë më pas

27 korrik 1890 Leonard Veizi Në muzgjet e fundkorrikut 1890, fusha të arta me grurë përkundeshin nën erën e Auvers-sur-Oise, si të shkundura nga një...

Jashtë kontrollit zjarri në Borsh, turistët dhe banorët në panik!

Borshi po përballet me një situatë shumë problematike për shkak të zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrjet po bëhen si nga toka, ashtu edhe...

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO?

Rusia tani “po prodhon tre herë më shumë municion brenda tre muajsh sesa e gjithë NATO-ja gjatë një viti”, deklaroi së fundi sekretari i...

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe...

Lajme të tjera

Web TV