Vettel kritikon Formula 1 dhe ironizon presidentin e Italisë: Ai duhet të heqë dorë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spektakli ajror në Çmimin e Madh të Italisë është bërë traditë prej disa vitesh në Formula 1. Mirëpo si pjesë e fushatës për një qëndrim më miqësore ndaj mjedisit (synimi është minimizimi i emetimeve të karbonit), organizatorët e garës më të ndjekur të automobilizmit i ndaluan fluturimet e avionëve para nisjes së garave.

Megjithatë, të dielën, në Monza, “Shigjetat Trengjyrëshe” bënë dy fluturime përpara fillimit të garës, shfaqje që ish piloti i Ferrrit, gjermani Sebastian Vettel pretendon se u kërkua nga presidenti i Italisë, Matarella.Monza, Italy. 8th Sep, 2019. Frecce tricolori air display before the  Formula 1 Italian Grand Prix at Autodromo Nazionale Monza in Monza, Italy.  Credit: James Gasperotti/ZUMA Wire/Alamy Live News Stock Photo -

I pyetur nga Autosport nëse mendonte se pista e Monzës duhej ruajtur edhe në kalendarët e ardhshëm të F1, katër herë kampioni i botës shfrytëzoi rastin për të ironizuar fluturimet festive.

“Shpresoj se po dhe shpresoj që ata të ndalojnë së kryeri fluturimet. Kam dëgjuar se presidenti (Matarella) ka këmbëngulur që të bëheshin fluturimet. Ai është rreth 100 vjeç, kështu që ndoshta është e vështirë për të që të heqë dorë nga këto lloj gjërash që tregojnë egoizëm.

Por, po, mendoj se duhet të qëndrojë në kalendar. Është një cirkuit i mrekullueshëm, ka një atmosferë të shkëlqyer.”PROFILE: Sebastian Vettel to hang up racing boots after 15-year career as Formula 1's youngest winner

Të fundit

Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kush përfiton

Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për subvencionimin e konsumit të ujit për familjet në nevojë. Skema parashikon që...

Patrik Modiano, kur kujtesa shërben si letërsi dhe heshtja si stil

30 korrik 1945 - Dita e lindjes së shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në rrugët e Parisit, si në një fantashkencë, ka hije që ecin më ngadalë...

Rama ndan pamjet nga ura e re e Bahçallëkut/ I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Punimet për zgjerimin e rrugës dhe urën e re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës po avancojnë me ritme të shpejta. Ky projekt infrastrukturor, që...

Uria në Gaza, figura publike izraelite bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

Një grup figurash publike izraelite të profilit të lartë, përfshirë akademikë, artistë dhe intelektualë publikë, kanë bërë thirrje për vendosjen e “sanksioneve shkatërruese” nga...

Malta lajmëron njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e OKB në shtator

Malta do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, njoftoi të martën në mbrëmje kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV