Allegri nuk mendon dorëheqjen: Është shumë e vështirë në Champions

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventusi ka pësuar një humbje shokuese nga Benfica në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve.

Përkundër që krijuan epërsi të hershme me golin e Milik, Juventusi u përmbys nga Benfica dhe rezultati pas 90 minutave ishte 1-2 për skuadrën portugeze.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e futbollistëve të tij në këtë sfidë.

“Është e vështirë të shpjegosh atë çfarë ndodhi, por pas rezultatit 2-1 ndeshja përfundoi, paraqitja do të kishte qenë e shëmtuar edhe nëse do të barazonim. Tani nuk shërben të flasësh, por vetëm të punojmë e mendojmë për fushën e lojës”.

Tutje tekniku italian ka thënë se kualifikimi është i vështirë, por asgjë nuk është e pamundur.

“Skuadrës i kam thënë që në futboll këto momente rastisin dhe duhet të dalim prej tyre kolektivisht. Në Champions League është e vështirë, por nuk është mbyllur asgjë”.

“E kuptoj momentin e vështirësisë që jeton ekipi, në këto situata mjafton të pësosh një penallti për të ndryshuar gjithçka”.

“Nuk duhet të mendojmë për shqetësimet, duhet vetëm të veprojmë”, tha Allegri.

Krejt në fund ai u ngacmua duke u pyetur se a mund të jap ende kontribut për Zonjën e Vjetër.

“Absolutisht po, kemi pak vështirësi por na mungojnë disa lojtarë. Duhet të punojmë me qetësi dhe me përgjegjësi të gjithë”, u shpreh Allegri.

Pas dy xhiroeve në Grupin H, Juventus mbetet pa pikë, derisa kryesojnë Benfica e PSG me nga gjashtë sosh.

Të fundit

PD nis sot fushatën/ LaCivita shpërndan VIDEO-n: Kush është bufi dhe kush është miu

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje një video në...

Gjermani, azilkërkuesit do kthehen që në kufi? Çfarë pritet të ndodhë

Në ditën e parë si kancelar, kështu ka premtuar në fushatë elektorale kristiandemokrati (CDU) Friedrich Merz, do të zbatojë kompetencën politike duke udhëzuar Ministrinë e Brendshme...

Berisha e nis në Tiranë/ Sonte çel fushatën në sheshin “Nënë Tereza”

Sot çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 majit. Mitingu elektoral i Partisë Demokratike do të fillojë në orën 19:00 në Sheshin “Nënë Tereza. Ende nuk...

“Alarm në burgje”, avokati: Janë identifikuar 3 raste me SIDA

Avokati Saimir Visha ka deklaruarse në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me virusin HIV / AIDS apo SIDA, të cilët...

Shkëlqeu në filmin “Adoleshenca”! Ylli 15-vjeçar zbulon se nuk e sheh dot veten në serial

Seriali i Netflix, ”Adoleshenca” ka korrur në një sukses i madh duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Lajme të tjera

Web TV