Arabia Saudite përgatit ofertën stratosferike për Superkupën e Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maxi-ofertë nga Arabia Saudite për Superkupën e Italisë. Sipas asaj që raportohet nga “MF-Milano Finanza”, Lega Serie A i është bërë një propozim tepër tundues prej 138 milionë eurosh për një marrëveshje 6-vjeçare, deri më 2028-2029, për zhvillimin e Superkupës së Italisë në këtë vend të pasur.

E thënë ndryshe, arabët ofrojnë 23 milionë neto për çdo sezon të kësaj finaleje (shteti pritës do të paguante edhe shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit). Një vlerë praktikisht tri herë më e lartë se 8 milionë eurot për sezon (finale) të kontratës aktuale.

Oferta lidhet me formatin e ri të garës, e cila do të përfshijë një turne me katër ekipe, i ngjashëm me atë të organizuar nga Spanja. Pjesëmarrës do të ishin dy të parët e klasifikuar në Serie A dhe dy finalistët e Kupës së Italisë. Turneu do të zhvillohet me tri ndeshje, dy gjysmëfinale dhe një finale. Skuadra fituese ose një nga pjesëmarrësit e tjerë do të shkonte përfundimisht të përballej me klubin fitues të Superkupës së Arabisë Saudite.

Një delegacion nga Lega Serie A, i drejtuar nga Luigi De Siervo, pritet të shkojë në Riad në ditët në vijim për të negociuar dhe tentuar të përmirësojnë kushtet e kontratës, duke rritur më tej një ofertë tashmë monstruoze.THE ITALIAN SUPER CUP WILL BE PLAYED IN SAUDI ARABIA | News | Lega Serie A

Të fundit

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e pensioneve me Letoninë

Shqipëria përmbylli raundin e dytë të negociatave me Letoninë për marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore. Raundi i dytë i...

Vrasja e të riut në Mat, një makinë e tretë kontrolloi rrugën (detajet)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin të mërkurën, ku 23-vjeçari, Renis Dobra, u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit. Mësohet se i...

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg. Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim...

Zyrtare/ Theo Hernandez prezantohet si lojtar i Al Hilal

Theo Hernandez nga sot nuk është më një futbollist i Milanit. Klubi italian ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e mbrojtësit francez, i cili...

Daja i Shabanit do t’i marrë mandatin, Lapaj: “Nuk kërcënohem nga askush”

Adriatik Lapaj u shpreh sot për Report TV se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe se një ditë ata do...

Lajme të tjera

Web TV