Beqiri: Me mbi 286 mijë €, Monika është bërë për “miss Albania” bashkë me Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri, ka kallëzuar në SPAK, akuza për familjen e Monika Kryemadhit dhe familjes për kryerjen e ndërhyrjejeve estetike me vlerë mbi 286 mijë euro duke i akuzuar ata për shpenzimin e shifrave marramendëse.

Beqiri, tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, të Ylli Rakipit në MCN TV, se ka faturat speciale të spitalit në San Marino, të cilat konfirmojnë ndërhyrjet estetike të familjes Meta.

Sipas tij, me këto para, Monika është bërë për “miss Albania” bashkë me Metën e të tre fëmijët.

“Është një aferë e rëndë që tregon bankën që kanë kaluar lekët për operacionin e Monikës, Metës, të të tre fëmijëve, është spitali më i shtrenjtë në botë në San Marino,

Aty kanë hyrë lekët, kam faturën speciale, numrin e faturës, për llogari të kujt kanë dal këto, të gjitha këto prova i kam dorëzuar në SPAK.

Bëhet fjalë për mbi 286 mijë euro, me këto para nga një kompani offshore që janë dorëzuar në spital me emër e mbiemër, Monika është ndryshuar është bërë për miss Albania, Monikën e kanë parë, komshinjtë përshembull, si ishte dhe si është bërë si lule. E kanë parë edhe Ilirin.

Por, jo me 287 mijë euro të shqiptarëve që nuk i deklaron dhe nuk ke paguar taksa dhe nuk dihet nga vijnë.”, u shpreh ai.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV