Fatmir Mediu takohet me disa senatorë amerikanë në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është takuar ditën e sotme në kongresin amerikan me disa senatorë ku kanë diskutuar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe. Mediu shprehet se të gjithë kanë vlerësuar partneritetin me Shqipërinë si vend i NATO-s.

“Demokracia është në rrezik nga regjimet autoritare si Kina: Irani: Rusia, por dhe ndërhyrjet e tyre në shumë vende Europiane dhe demokracitë e këtyre vendeve”, shkruan Mediu. Ai ka vijuar më tej, se ka marrë pjesë në mëngjes në Capitol Hill(Kongresin Amerikan), me Senator Republikan dhe demokrat i ftuar nga Senatori Jim Inhofe: Senatoren Amy Klobuchar: Sen Kuns: Sen Lankord: Sen Mike Lë: Sen Durbin: Sen Inhofe: Sen King, Sen Mike Rounds: Sen Tim Kane: Senatore Gillibrand etj. “Të gjithë vlerësuan partneritetin me Shqipërinë si vend i NATO-s. Mbështetjen për rezistencën Iraniane: dënuan sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, duke konsideruar nevojën për një përgjigje të përbashkët konkrete të SHBA dhe NATO në koordinim me Shqipërinë. Ata vlerësuan angazhimin e deputetëve shqiptar në IPAC. Autoritarizmi është kthyer në një problem për shumë vende, të cilat vuajnë nga korrupsioni, dhe mosrespektimi i të drejtave të qytetarëve”, shkruan Mediu.

Të fundit

Laura Antoneli dhe Eduixh Fenek, dy seks-simbolet që u keqpërdorën në komeditë erotike

Nga Leonard Veizi Në vitet 1960-1970, kinema italiane lindi një fenomen kulturor i quajtur “commedia sexy all'italiana”, një hibrid i...

Angelina Jolie rikthehet në Festivalin e Kanës pas 14 vitesh

Pas një mungese prej 14 vitesh, Angelina Jolie kthehet me stil në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës 2025, si një figurë që...

Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

Pas kontestimit nga ana e Partisë Demokratike, ditën e sotme pritet të nisë numërimi i votave të diasporës nga Greqia. Janë rreth 50 mijë...

KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një bilanc paraprak mbi pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet e 11 majit, bazuar në të dhënat e transmetuara...

Macron vizitë zyrtare në Tiranë, do të takohet me Ramën! Do nënshkruhen disa marrëveshje

Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në kuadër të vizitës zyrtare që do të zhvillojë sot, më 17 maj, në Shqipëri....

Lajme të tjera

Web TV