Djegia e Moskës në 14 shtatorin e vitit 1812 është ngjarje në kryeqytetin e Rusisë, pikërisht në ditën kur trupat ruse dhe shumica e rezistenës e braktisën qytetin dhe trupat e Napoleonit hynë në të pasi ishin përplasur me ushtrinë ruse në Betejën e Borodinos. Zjarri zgjati pesë ditë rresht deri më 18 shtator duke shkatërruar thuajse krejt qytetin e Moskës.
Luftërat Napoleonike ishin një seri konflikesh të mëdha të Perandorisë Franceze dhe aleatëve të saj, të udhëhequr nga Napoleon Bonaparte, kundër grupit të fuqive evropiane të formuara në koalicione të ndryshme, të financuara e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar. Luftërat rrodhën nga mosmarrëveshjet e pazgjidhura të lidhura me revolucionin francez dhe konfliktin e tij.
Pushtimi i Rusisë ishte planifikuar që në verën e vitit 1812. Për të përballuar fushatën Napoleoni u rekrutoi në armatën e tij edhe ushtarë italiane, polak dhe gjermanë. Napoleoni planifikoi të kapte një pjesë të rëndësishme të territorit rus deri në Moskë dhe të nënshkruante një marrëveshje të re me Aleksandrin në Rusinë. Por nga ana e tij car Aleksandri dhe oborri i tij vendosën të mos bënin asnjë kompromis me Napoleonin. Më 24 qeshor 1812 armata e madhe, e përbërë nga 650.000 ushtarë, u përball me lumin Niemen. Ashtu si në të kaluarën, Napoleoni shpresonte ta fitonte luftën në një sulm të vetëm i cili nuk do të zgjaste shumë kohë.
Por ushtria ruse nuk pranoi të ballafaqohej menjëherë me ushtrinë franceze dhe kështu filloi duke u tërhequr. Kjo strategji e cila në fillim dukej si një sjellje jo dinjitoze për një ushtri, më vonë u tregua një taktikë shumë e zgjuar me të cilën ushtria ruse kur tërhiqej linte pas fshatra të shkatërruar dhe fusha të djegura. Ushtria e madhe e Napoleonit ishte pothuajse e pamundur të ushqehej ose të kontrollohej në mënyrë të rregullt dhe rusët vazhdimisht u tërhoqën, duke shkatërruar burimet lokale dhe duke ndarë Bonaparte nga furnizimet e tij. Në këtë mënyrë, ushtria u përball me një situatë kritike për jetën.
Në shtator Napoleoni mbërriti në afërsi të Moskës, ku më në fund ushtria Ruse pranoi të luftone, në fortesën e Borodinos ku u zhvillua beteja më gjakëderdhëse e fushatës të Rusisë.
Raporti i forcave ishte pothuajse i barabartë: francezët me 130 mijë njerëz ndërsa rusët kishin nën armë 110 mijë njerëz të forcave të rregullta. Në betejën 15 orëshe të Borodino ku mbi 80.000 ushtarë vdiqën. Ky ishte një konflikt shkatërrues.
Më 14 shtator 1812 Napoleoni hyri në Moskë, ku gjeti një qytet i cili ishte i braktisur nga banorët dhe shtëpive iu ishte vënë zjarri. Aleksandri I refuzoi të firmoste paqen me Napoleonin, i cili duke vështruar situatën kritike të ushtrisë dha urdhërin të terhiqej më 19 tetor 1812.