Skandalet nuk ‘vlejnë’ më, por një opozitë tjetër: Po

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Nëse skandali i inceneratorëve po hetohet nga SPAK-u dhe nga dita në ditë po furnizohet me materiale shtesë nga opozita; nëse Ilir Meta po mbathet me dosje të njëpasnjëshme akuzash; nëse Berishës i vigjilojnë akuza pas akuzash; nëse ministrat e Ramës u duhet të përballen me akuza të njëpasnjëshme; nëse problemi i hakërrimit por edhe i marrjes së të dhënave do të kalojë kështu si pa të keq nga qeveria; nëse PD-ja dhe cilido tjetër do provohet, ashtu si mëtojnë burimet e SHBA-së, se kanë marrë subvencione ruse, atëherë duket se e ardhmja e këtij vendi dhe mbi të gjitha shpresa është përfundimisht e braktisur. Duket se diskursi i partive tona është më keq se ai që patën në luftën anti-fashiste.

Nëse do të flisje për ideologji, kjo është qesharakja në të gjitha partitë tona, sepse e Majta ka kohë që nuk është e tillë, kurse e Djathta është aq konfuze dhe lëviz në boshtin ideologjik sipas oreksit të Berishës. Por, duket se imediate është krijimi i një narracioni të ri në opozitë, atë që duhet të besojnë njerëzit për të ardhmen e tyre në një rrotacion të mundshëm dhe të nevojshëm pushteti. Për fatin e keq, krimin më të madh që po bëjnë dy partitë kryesore në vend është relativizimi i gjithçkaje. Që do të thotë sesa më shumë të shtyhet kazusi i inceneratorëve dhe hakërrimit të të dhënave, sa kohë do të marrë zbulimi i marrjes së financimeve ruse, sa kohë diskursi politik do të marrë këto, aq më larg do t’i largohemi demokracisë.
Dhe, mënyra sesi po vepron Lindja e tregon hapur se ne e kemi braktisur me kohë demokracinë e vërtetë duke u mbështetur te një gjysmak-demokraci, një prirje që duket hapur në Lindje. “Rreziku i vërtetë në Evropën Lindore-Qendrore nuk vjen nga ideologjia populiste apo përpjekjet për të përmbysur demokracinë, por nga manipulimi i demokracisë…”, shkruan pa cinizëm Krzysztof Jasiewicz te “Is East-Central Europe Backsliding? The Political-Party Landscape”.

 

Lexo edhe :  Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Për fat të keq, demokracia tek ne njeh vetëm rënie dhe mbi të gjitha një zvjerdhje, që vjen prej ligjvënësve tanë dhe hipokrizisë me të cilën na rrethojnë. PD-ja nuk mund të fshihet më pas gishtit të fajtorit vetëm ndaj një “profani” problematik politik si Basha apo PS-ja nuk mund të na lodhë më me mungesën e përgjegjësisë për skandalet që ka mbi supe për inceneratorët, të dhënat e shumë të tjera. Ky është momenti që njerëzve të opozitës po i vjen për të krijuar një narracion tjetër që lidhet me të ardhmen e vendit dhe sidomos mbijetesën, pas ikjes masive të popullsisë. Shqipëria nuk është në rrezik por është në zgrip të zgjedhjeve të mëdha, që i duhen me ngulm. Dhe, kjo duhet të jetë dhe një nga motot kryesore të opozitës. Që për fat të keq, duket shumë rehat në të gjithë aksionin e saj.

Të fundit

Delvinë/ Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 persona

Një nga rastet më të rënda të dëmeve nga zjarret në qarkun e Vlorës ka çuar në nisjen e...

Panik në aeroportin e Antalias/ Avioni bën ulje emergjente pas një defekti (VIDEO)

Paniku përfshiu aeroportin e Antalias në Turqi kur një aeroplan i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente për shkak të një zjarri në marshin...

Njihuni me James Bond-in e ri: “007: First Light” fitoi licencën për të ngjallur emocione

Ndërsa e ardhmja e sagës filmike mbetet e paqartë, zhvilluesit e lojës së re zbulojnë si ia paraqitën idenë origjinale kompanisë Eon Productions dhe...

KAS i heq mandatin kushërirës së Lapajt, e merr e para e listës së mbyllur

Lufta për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit ka hyrë në një fazë të re, pas një vendimi...

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Kina ka kërkuar nga Izraeli që të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, të heqë bllokadën dhe të garantojë aksesin humanitar për...

Lajme të tjera

Web TV