Rrumbullaku takon ambasadorin gjerman: Do ndryshoj metodologjinë e strukturave policore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku priti sot, në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Në fokus të takimit ishin prezantimi dhe njohja e ambasadorit me prioritetet, objektivat dhe vizionin që Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka për krijimin e një impakti sa më pozitiv tek qytetarët, strategjinë në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë e në veçanti me ata strategjikë.

Në fjalën e tij Rrumbullaku theksoi se ka si synim ndryshimin e vizionit dhe metodologjinë e punës së strukturave të policisë së shtetit.

‘Ju falënderoj për vizitën dhe për mbështetjen e deritanishme që i keni dhënë Policisë së Shtetit. Jam i bindur se kjo mbështetje do të thellohet akoma më shumë në vijim.

Ju siguroj, zoti ambasador, se jam i vendosur për ta ndryshuar vizionin dhe metodologjinë e punës së strukturave policore, me qëllim vendosjen e një standardi të ri në raport me qytetarët, me partnerët dhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Po krijojmë mekanizma të menaxhimit të burimeve njerëzore, me qëllim eliminimin e abuzivitetit dhe arbitraritetit, për t’i dhënë strukturave policore mundësinë e drejtimit nga njerëz profesionistë dhe të ndershëm, çka do të sjellë ndryshimin e impaktit në publik, sepse jam i bindur se perceptimet dhe impaktet ndryshohen me punë e rezultate dhe jo me emra.

Forcimi i marrëdhënieve me partnerët, konkretisht me BKA-në dhe Policinë Federale të Gjermanisë do të thellohet akoma më shumë, duke patur në themel besimin reciprok, profesionalizmin dhe përkushtimin për të luftuar pa kompromis fenomenet kriminale që janë kërcënim global’, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i policisë.

Të fundit

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është...

Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Në një prononcim të shkurtër për mediat, në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama theksoi se vendet e Ballkanit janë...

1 Korrik 1890 – Miratohet Akti Sherman kundër monopoleve

Ligji i parë federal në SHBA që synon të frenojë monopolin dhe konkurrencën e pandershme Një hap vendimtar drejt ekonomisë së lirë dhe mbrojtjes së...

Një vit pa Ismail Kadarenë! Gjinushi: Ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar

Një vit pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, Shqipëria vazhdon të kujtojë me respekt dhe nderim figurën e tij...

Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur!

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA, që sipas tij do kujdeset...

Lajme të tjera

Web TV