Vonohen për njerëzit por jo për kafshët, zjarrfikësit shpëtojnë kotelen në Tiranë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje jo shumë e zakonshme ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme. Zjarrfikësit e Tiranës kanë shpëtuar një kotele që kishte ngecur në majë të një peme dhe ishte në rrezik për jetën.

Kotelja u përkiste dy vajzave, të cilat kanë njoftuar zjarrfikësit me këta të fundit që u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së vajzave dhe kanë shkuar në vendngjarje. Mund të ndodhë që zjarrfikësit në vendin tonë të vonohen kur digjet ndonjë banesë dhe rrezikohet ndonjë njeri, por kurrsesi kur bëhet fjalë për kotele.

Ngjarja ka ndodhur pranë Hotel Diplomat, në zonën e “Vasil Shantos”, në kryeqytet. Nga pamjet e dërguara në redaksinë tonë duket momenti kur zjarrfikësi hero e pret kotelen me duar dhe e mban atë disa minuta si trofeun më të mirë që zjarrfikësit kanë realizuar kohët e fundit.

Pra nëse banesa ose jeta juaj është në rrezik nga ndonjë zjarr, nuk ju premtojmë dot se zjarrfikësit do jenë aty në kohën e duhur për tu shpëtuar, por nëse macja juaj ndodhet në rrezik, telefonojini ata pa u menduar dy herë.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV