“A ndjehesh i vlerësuar në Shqipëri?”, Zef Deda nuk përmban lotët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zef Deda, aktori i madh i humorit shqiptar mbetet një emër shumë i vlerësuar nga publiku. Nëpër vitet e jetës së tij artistike, aktori ka sjellë me qindra role duke përcjellë momente të veçanta për publikun.

Së fundmi në një intervistë në emisionin “N’ kohë”, Deda ka treguar me detaje gjithçka lidhet me rrugëtimin e tij artistik. Hapat e para kur e shoqëronte babai, duartrokitjet e para e deri te të parat bashkëpunime me kolegët e papërsëritshëm të estradës.

I pyetur se nëse kthen kokën pas, a ndihet i vlerësuar nga Shqipëria, vendi i të cilit i ka dhënë kaq shumë, apo ka qenë një fatkeqësi për të, Deda e quan fat të jetuarit në këtë vend.

“Fati më i mirë që kam qëlluar në Shqipëri, për arsye se është një popull që…(Loton) Unë jam aktor komedian, por kam mbresat e mia për popullin tem, është popull i dashtun, është kaq artdashës, kaq i kulturum sa të kupton dhe nuk të largon kurrë veç të afron”, tha ai.

Deda ka rrëfyer bashkëpunimet, eksperiencat në skenat ndërkombëtare e deri te imitimi i legjendës Çarli Çaplin.

Kush do ta mendonte se në vitin 1995, në kohën kur uria ishte kryefjala e diskutimeve në Shqipëri, Zefin, do ta duartrokiste elita Franceze, pas një parakalimi në tapetin e kuq dhe vlerësimi për çmimin e madh, të cilin ai e fitoi duke imituar legjendën Charlie Chaplin, në formën më origjinale të mundshme.

“Ajo ditë nuk harrohet kurrë…Sa ma kanë ngjit, Çaplini Shqiptar”, tha Deda.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV