E diela pa makina/ Trafik në qendër të Tiranës, ‘paralizohet’ kryqëzimi i Myslym Shyrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E diela pa makina është rikthyer në një traditë nga Bashkia e Tiranës. Çdo ditë e diel në kryeqytet supozohet t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet.

Por, ndodh shpesh që kjo të përkthehet në ‘problem’ për qytetarët, që jo pak herë thonë se nuk janë njoftuar ose nuk janë në dijeni të informacionit.

Ndaj, edhe këtë të diel, kryeqyteti ‘është paralizuar’ nga trafiku.

Siç shihet nga pamjet, ka patur probleme me qarkullimin edhe në një nga rrugët kryesore në Tiranë siç është kryqëzimi tek ‘Myslym Shyri’.

Megjithatë, siç duket, në segmente të tilla janë vendosur policë të qarkullimit rrugor, me shpresën për normalizimin sa më të shpejtë të situatës.

 

Të fundit

Ndahen Dakota Johnson dhe Chris Martin pas 8 vitesh bashkë

Pas gati një dekade bashkë, Dakota Johnson dhe Chris Martin thuhet se janë ndarë përfundimisht – dhe jo, këtë...

Balla: Na gjeni numrin e Jenisherit t’ia japim Silvinios skemën për të fituar me Serbinë!

Ministri i Shtetit për Diasporën Taulant Balla ka bërë një batutë gjatë fjalës së tij, ku i ka thënë PD-së se, meqë mori në...

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin

Deputeti Toni Gogu në fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se opozita përpiqet të “nxijë” arritjet e vendit tonë, ku ka shtuar se...

Balla thumbon Berishën: I respektoj të moshuarit, po merreni e mbylleni në shtëpi

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mbajti një deklaratë me tone ironike dhe polemike ndaj opozitës gjatë seancës së sotme në Kuvend, duke...

Eminem padit Meta-n, kërkon mbi 95 milionë euro dëmshpërblim!

Reperi i njohur Eminem dhe kompania e tij diskografike, Eight Mile Style, kanë ngritur një padi kundër Meta Platforms, kompanisë mëmë e Facebook, Instagram...

Lajme të tjera

Web TV