Japonia përgatitet për tajfunin e rrezikshëm, miliona banorëve u kërkohet të largohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Japonia pa dyshim mund të quhet vendi i katastrofave, pasi shpesh ndër vite është prekur nga fatkeqësi natyrore.

Sakaq, së fundmi, një nga tajfunet më të mëdhenj që ka goditur ndonjëherë vendin, ka goditur ishullin jugor të Kyushu.

Siç raporton edhe CNN, Tajfuni Nanmadol ka sjellë erëra prej të paktën 180 km/h (112 mph) dhe në disa zona mund të kenë 500 mm reshje shiu gjatë ditës së sotme dhe në mbrëmje. Të paktën katër milionë njerëzve u është thënë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Priten përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu, ndërsa shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar. Tajfuni arriti pranë qytetit të Kagoshima, në majën jugore të Kyushu, mëngjesin e sotëm.

Kyushu është më jugori nga katër ishujt që përbëjnë pjesën kryesore të Japonisë dhe ka një popullsi prej më shumë se 13 milionë banorw.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se Nanmadol do të sillte shira të rrëmbyeshëm, stuhi përgjatë bregdetit dhe erëra aq të fuqishme sa që ekzistonte rreziku që shtëpitë mund të shemben.

Të fundit

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Lajme të tjera

Web TV