Monza thellon krizën tek Juve, Lazio “poker” ndaj Cremoneses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventus gjendet në krizë të thellë. Bardhezinjtë kanë marrë rezultatin e radhës zhgënjyes pasi janë mundur 1-0 në fushën e Monza-s në javën e shtatë të kampionatit italian.

Ata mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 40-të të pjesës së parë pasi Angel di Maria u ndëshkua me karton të kuq për shkak se goditi me bërryl një kundërshtar.

Ekipi i Berlusconi-t dhe Galliani-t ka arritur të përfitojë nga superioriteti numerik në minutën e 74-t me Gytkjaer, që i ka dhuruar bardhekuqve fitoren e parë në Serinë A.

https://youtu.be/lERFuYLNq-U

Fitore bindëse 4-0 për Lazio-n e Maurizio Sarri-t. Bardhekaltrit kanë reaguar pas humbjes së turpshme 5-1 të pësuar në mesjavë kundër Midtjylland në Europa League. Immobile (7′, 21′ pen.), Milinkovic-Savic (45+1′) dhe Pedro (79′) kanë shënuar për lacialët.

Fitore edhe për Fiorentina-n, me skuadrën vjollcë që ka mundur 2-0 në shtëpi skuadrën e Verona-s falë golit të Ikone në minutën e 13-të dhe Gonzalez në të 90-ën.

Të fundit

“Palestinezët thjesht të ikin!”

Ushtria Izraelite vijoi bombardimet intensive në Gaza edhe të mërkurën, në prag të ofensivës së paralajmëruar për të marrë...

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga një vizion strategjik koherent, por...

Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi...

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave të tjera që përfshin ky...

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për tëmbajtur anën...

Lajme të tjera

Web TV