Lamtumirë Mbretëreshë/ Personi i fundit që u përkul para arkivolit sfidoi radhën e gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliona njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë botën po përgatiten për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës më jetë gjatë në planet, Elizabeth II, e cila do të varroset sot, në një ceremoni spektakolare.

Qindra mijëra njerëz janë rreshtuar tashmë në rrugët e Londrës për të parë funeralin e Mbretëreshës.

Ndërkohë me ditë të tëra britanikë dhe qytetarë në mbarë botën pritën me orë të tëra në radhë kilometrike për të bërë homazhet në nder të Mbretëreshës.

Qytetarë të thjeshtë nga mbarë bota patën katër ditë kohë në dispozicion për t’i dhënë lamtumirën Mbretëreshës.

Christina Heary ishte personi i fundit nga publiku që i dha lamtumirën e fundit Mbretëreshës.

Gruaja e fundit që bëri homazh ndaj Mbretëreshës, shërben në Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë.

Hirey, nga High Wycombe, zbuloi se ajo kishte qenë në radhë që prej orës 4:45 të mëngjesit të së dielës.

“Është nder për mua. Unë shërbej në Forcën Ajrore Mbretërore dhe e konsideroj një nder të jem këtu në emër të atij trupi dhe si grua, për këtë zonjë të mrekullueshme që është e pazëvendësueshme. Natyrisht, unë u zotova për besnikëri ndaj saj dhe ndihem shumë krenare. Ishte një ditë e gjatë, por ia vlente”, ka thënë ajo.

Homazhet e hapura për publikun përfunduan pasi anëtarët e stafit të Parlamentit kaluan para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV