Mbi 500 liderë nga e gjithë bota në funeralin e Elizabeth II, por ja kush nuk u ftua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 500 udhëheqës dhe personalitete nga Britania e Madhe dhe e gjithë bota janë ceremoninë e funeralit të Elizabeth II që po zhvillohet në Westminster Abbey.

Midis tyre, Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës, Mbretin dhe Mbretëreshën e Butanit, Perandorin dhe Perandoreshën e Japonisë, Mbretin Philippe dhe Mbretëreshën Mathilde të Belgjikës, Mbretin Willem-Alexander dhe Mbretëreshën Maxima të Holandës dhe Mbretin Felipe dhe Mbretëreshën Letizia të Spanjës.

Mirëpo, ekziston dhe një listë me liderët që nuk janë ftuar për shkak të marrëdhënieve diplomatike jo të mira me Britaninë e Madhe ose për të tjera arsye.

Përfaqësues nga Siria, Venezuela dhe Afganistani nuk janë ftuar, raporton James Landale i BBC. Kjo pasi Britania e Madhe nuk ka marrëdhënie të plota diplomatike me këto vende.

Askush nga Rusia, Bjellorusia apo Myanmar nuk është ftuar po ashtu. Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë shembur që nga pushtimi rus i Ukrainës, ndërsa një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin tha se ai “nuk po e konsideronte” pjesëmarrjen në funeralin.

Pushtimi u nis pjesërisht nga territori i Bjellorusisë. Dhe Britania e Madhe ka zvogëluar ndjeshëm praninë e saj diplomatike në shtetin aziatik të Myanmar-it që nga një grusht shteti ushtarak që ndodhi vitin e kaluar.

Sakaq, Koreja e Veriut dhe Nikaragua janë ftuar të dërgojnë vetëm ambasadorët e tyre ndërsa krerët e shteteve nuk kanë marrë ftesa.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV