“Mund të shuhet si shtet”, Trump paralajmëron skenarin e errët për Gjermaninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania së shpejti mund të pushojë së ekzistuari si një vend në mes të një krize energjie në përshkallëzim, sugjeroi ish-presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë një mitingu në Youngstown, Ohio të shtunën, Trump sulmoi pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, duke synuar politikat energjetike të Biden dhe të ashtuquajturën “Marrëveshja e Re e Gjelbër”.

Sipas mediave, Trump pohoi se ndërsa nën sundimin e tij SHBA-të janë bërë të pavarura nga ana energjetike dhe kanë qenë në rrugën e saj për t’u bërë “totalisht dominuese më e madhe se Arabia Saudite dhe Rusia së bashku, Joe Biden ka bërë që SHBA të lutet për energji”.

Trump më pas përmendi gjendjen “e mjerueshme” të Gjermanisë në këtë fushë. Sipas ish-presidentit, ai paralajmëroi kancelaren e atëhershme Angela Merkel se gazsjellësi Nord Stream 2, i cili supozohej të dërgonte gazin rus në Gjermani, do e bënte Berlinin edhe më të varur nga eksportet ruse të energjisë. Trump tha se i dërgoi një “flamur të bardhë dorëzimi” Merkelit kur ajo refuzoi të braktiste projektin.

“Nëse e merrni 72 për qind të energjisë nga Rusia, ja një flamur i bardhë, sepse do të dorëzoheni shumë shpejt”, tha ish-kreu i shtetit amerikan.

Ai vazhdoi duke renditur “gjërat e këqija” që kishin ndodhur midis Berlinit dhe Moskës në të kaluarën si dëshmi se Gjermania nuk duhej të ishte mbështetur kaq shumë te Rusia.

Ish-presidenti amerikan arriti në përfundimin se Gjermania tani po i kthehet gjërave të modës së vjetër, duke përfshirë qymyrin, pavarësisht premtimeve të saj të mëparshme për të shkuar drejt gjelbërimit.

“Por ata nuk kanë zgjidhje, nuk do të kenë një shtet, nuk do t’u mbetet një vend”, paralajmëroi Trump, përpara se të kthehej në temën e politikës së brendshme.

Lexo edhe :  Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Çmimet e gazit në Evropë u rritën në mënyrë dramatike menjëherë pasi Rusia nisi ofensivën e saj ushtarake kundër Ukrainës në fund të shkurtit, dhe që atëherë kanë qenë vazhdimisht më të larta se vitin e kaluar. Me tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 tani jashtë shërbimit, qoftë për shkak të vendimeve të Berlinit apo Moskës, qeveria gjermane ka vendosur masa emergjente për furnizimet me gaz. Disa zyrtarë të lartë në Gjermani kanë paralajmëruar se dimri i ardhshëm ka të ngjarë të jetë i vështirë.

Të fundit

Mbushën me kokainë Anglinë, dënohet banda e shqiptarëve

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me...

Transferim falas, zbulohet objektivi i Real Madrid për 2026

Pavarësisht se Xabi Alonso ka kërkuar edhe një përforcim në mesfushë, Real Madrid duket se e ka mbyllur përfundimisht merkaton e kësaj vere. Klubi...

Tragjedi në dasëm, vritet dhëndri 23-vjeçar

Një dhëndër ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat festive gjatë dasmës së tij në veri të Turqisë. Sipas agjencisë...

Plotësohen vendet vakante në bashkinë e Elbasanit, 18 administratorë të rinj

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka njoftuar plotësimin e vendeve vakante në bashki pas shkarkimeve në masë në administratë si një reformë e ndërmarrë...

Operacioni i SPAK në Tiranë, IMT reagon për arrestimet

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e...

Lajme të tjera

Web TV