Një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kryetarit të Bashkisë së Tiranës është mbyllur dje, ndërsa Erion Veliaj e cilëson atë shumë të suksesshme.
Duke folur për Report TV, krahas vizitës, kreu i Bashkisë së Tiranës është shprehur kundër ndryshimit të Reformës Territoriale. Ai tha se nuk do ishte një zgjedhje e duhur rikthimi i komunave.
“Nuk ka arsye për t’u kthyer në minikomuna, rruga në Krabë, në Zall-bastar, nuk mund të bëhej, nuk besoj që del një njeri në komunë që thotë të dalin më vete”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku është shprehur po ashtu se objektivi i PS-së në këto zgjedhje është që t’i fitojnë 5 bashkitë e qarkut të Tiranës, duke thënë se është i bindur që kryebashkiakët kanë bërë një punë mjaft të mirë.
“Objektivi për t’i fituar 5 bashkitë në këtë zgjedhje, në qarkun e Tiranës. Kamza është shumë herë më e pastër, sot me rindërtimin, me shkollat e reja, rrugët moderne, kemi kaluar nja një kryetar i bashkisë së Kamzës që vë tabela me emra presidentëve, në një kryrebashkiak që bën rrugën. Kavaja ka pasur një nga sezonet turistike më të shkëlqyera, në hotelet e Golemit, kanë bërë një punë të shkëlqyer, për Tiranën dhe ata që e shajnë iu është rritur vlera e shtëpisë. Kemi punuar me kokën lart dhe mund t’iu kërkojmë mbështetjen”, tha Veliaj.