Ismail Qemali mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Victoria(2 shkurt 1901)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

I pari personalitet shqiptar që ka marrë pjesë në një ceremoni varrimi në Britaninë e Madhe ka qenë Ismail Qemal Vlora. Më 2 shkurt 1901 në Londër u zhvillua ceremonia mortore e varrimit të Mbretëreshës Victoria, stër stërgjyshja e Mbretëreshës Elizabeth III. Ceremonia u zhvillua në Windsor Castle sipas traditës së mbretërisë. Në atë kohë 57 vjeç, Ismail Qemali kishte mbajtur një radhë detyrash në administratën e Perandorisë Osmane.

Guvernator në disa provinca dhe një nga zyrtarët më të rëndësishëm të ministrisë së Jashtme, Ismail Qemali ishte një nga diplomatët më të njohur në Evropë. Më vonë ai do mbante edhe detyrën e Ministrit të Jashtëm Ad Interim dhe të kryetarit të Parlamentit turk. Mes shumë personaliteteve evropiane, Ismail Qemali kishte marrë ftesë të veçantë nga ceremoniali shtetëror britanik për të qenë prezent në ceremoninë e varrimit.

Këtë ai e tregon në kujtimet e tij të shkruara nga Sommerville Story në librin “The memoirs of Ismail Kemal Bey” të botuar në vitin 1920 në Britaninë e madhe. Mes të tjerave Ismail Qemali shkruan:

“Meqënëse në këtë kohë ndodhi vdekja e Mbretëreshës Viktoria, shkova në Londër për të marrë pjesë në varrim”.

Të fundit

Artan Lame, një shpirt që nuk bënte pa të vërtetën

Nga Fernada Cenko Nuk është e lehtë të shkruash për Artan Lamen. Jo sepse mungojnë fjalët, por sepse ai nuk...

Ambasada e SHBA-së “uron thatë” për zgjedhjet e 11 majit

Ndërsa opozita po mbetet dyerve të institucioneve për të gjetur të vërtetën e saj pretenduar për “zgjedhje të manipuluara” Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Ç’është Ulqini për ne?

Eduart Caka  Para disa javësh u gjenda në Ulqin për një konferencë mbi zonën e Anës së Malit. Aktiviteti përkonte me disa ngjarje të rëndësishme që po...

5G në Shqipëri, shpejtësi dhe frikë

Nga Leonard Veizi 5G ka hyrë në Shqipëri. U vonua ca, por tani po shtrohet këmbëkryq. Një gjë të tillë e kam thënë dhe më...

Lajme të tjera

Web TV