Koçi bej Korçari ose Monteskjé-u i Lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesip Kaci*

Ka lindur dhe vdekur në Korçë, por nuk i dihet as datëlindja dhe as datëvdekja, me sa kuptohet ka lindur në fi llim të shekullit të XVII dhe ka ndruar jetë rreth viteve 1650, është varrosur në katundin Plasë të Korçës. Koçibeu ishte një burrë jashtëzakonisht i zgjuar, guximtar dhe largpamës, u rrit devshirme në pallatin perandorak osman duke u pagëzuar Mustafa, ai shërbeu sekretar i Kabinetit Perandorak me cilësinë e këshilltarit, kishte lidhje të ngushta me dijetarët, myderizët, zyrtarët e lartë. Në atë kohë tatëpjeta osmane kishte arritur kulmin. Sidomos padishahu i ri Sulltan Murati IV (1612-1640) sillej shumë egër. Por Koçi beu nuk u dëmtua se ai gëzonte simpatinë e nënës mbretëreshë Mahpejqer Qosem Sulltan. Koçi beu që kishte marrë një kulturë të mirë në shkollën ustarake të pallatit, situatën e shtetit e vëzhgonte me kujdes. Në saje të zotësisë së tij ishte bërë kryekëshilltar i Sulltan Muratit të IV, të cilit nuk i pëlqente ecuria e perandorisë, luft onte me paudhësitë, rryshfetet, alkoolikët dhe me ata që kishin fi lluar të pinin duhanin e ardhur nga Amerika nëpërmjet Rusisë.

Koçibeu hartoi një Raport-Memorandum të përbërë nga 21 letra dhe këtë guxoi t’ia paraqesë Sulltan Muratit të IV në vitin 1631. Libri kishte karakter Projekti për të shpëtuar shtetin nga dekadenca që ishte futur prej ryshfeteve, plaçkitjeve, shantazheve, intrigave etj. Të brendshme. Në raport bëheshin kritika të rrepta. Koçibeu shpresën e kishte vetëm tek Perandori. Sulltanit i thoshte: “Pasi ta lexoni Raportin digjeni dhe mos ia dorëzoni askujt, këto t’i dini vetëm Ju”. Kuptohet se nga kjo punë Koçibeu shpëtoi dhe kokën e tij, sepse edhe Sulltan Murati i IV luft onte paudhësitë që kishin kapur shtetin. Në raportin e dokumentuar me shifra, ngjarje dhe emra Koçibeu shkruante se: “Shteti nuk rronte dot me zullume. Dhuna është si një frut që kur rritet shumë këputet vetë nga dega e pemës”. Mustafa Koçibej korçari citonte si më poshtë: “Ky shtet është aq i madh sa kur të ndreqet nuk do të ketë frikë nga zhdukja, është një shtet që mos e dhëntë Perëndia, po të prishen ushtarët e Islamit, nga pas do të vijnë dhjetë ushtarë të rinj për një individ. Ky shtet i madh ka gjithë minierat e metalet e shtrenjta si: ari, argjendi, bakri, kromi… etj. Edhe njerzit kështu janë. Në viset shqiptare ka njerëz viganë që njeri nga ata vlen sa dhjetë pesëmbëdhjetë shpata… Janë trima me fl etë si shqiponja dhe si sokolë…”.

Koçibeu detyrën e tij si kryekëshilltar e ruajti edhe në kohë të Sulltan Deli Ibrahimit (të çmëndur) gjatë viteve 1644-1648, i cili nuk ishte serioz, bile nuk dinte as të lexonte dhe as të shkruante. Por Koçibeu mundi t’i paraqesë edhe atij një Raport të shkruar me një stil të thjeshtë.

Koçibeu nuk e vazhdoi dot detyrën e tij të lartë. Pas vdekjes së Sulltan Ibrahimit hypi në fron më 1448 Sulltan Ahmeti i IV (Avxhë) shtatëvjeçar. Koçibeu që nuk punonte dot me një Perandor fëmijë, rreth vitit 1650 doli në pension dhe u vendos në Korçë ku dhe ndroi jetë në fshatin Plasë.

Raportet e Koçibej korçarit kishin dhënë fruta. Perandoria e ardhur pranë greminës më 15 shtator 1650 kaloi në duart e sadrazemit shqiptar Mehmet Pashë Qëpryliut.

Raporti i parë dhe i dytë i Mustafa Koçibej korçarit si origjinal dhe dorëshkrim gjëndet në bibliotekën Fatih të Stambollit me rregjistër 474, 20×32 (Teksti: 12. 5×22. 5), është botuar afro 20 herë me afro 150 faqe. Herën e parë më 1860 u përktye në anglisht, pastaj frëngjisht, gjermanisht, rusisht, hungarisht, armenisht, serbisht… etj.

Turkologët e huaj Raportin e Koçibeut e kanë cilësuar si: “Magna Charta” otomane, ndërsa Koçibeun e kanë quajtur Monteskjeu i Lindjes. Për Koçi bej Korçarin kanë shkruar gjerë e gjatë historianët turq dhe të huaj. Gjithashtu edhe Sami Frashëri fl et dhe shkruan në Kamusul Alam (1889-1898). Për të ka shkruar edhe Sureja Bej Vlora në “Sicil-i Osmani”, Bursali Tahiri në “Osmanli Myellifl eri”, për Koçibej korçarin kanë shkruar edhe enciklopeditë islame, turke, europjane dhe të botës si dhe janë botuar studime interesante.

Lexo edhe :  Historitë sekrete/ Zbulohet pas 80 vitesh ditari i të dashurës angleze të Hitlerit

Hoxhë (Profesor) Hasan Tahsini (1811-1881)

Ndër shqiptarët që ndritën në perandorinë osmane meriton të përmëndet edhe Hoxhë (Profesor) Hasan Tahsini (1811-1881), i lindur në fshatin Ninat të Filatit në Çamëri, i cili mësimet e para i mori nga i ati i tij që ishte myft i dhe myderiz, shkoi familjarisht në Stamboll, ku mbaroi mësimet e mesme e të larta në medrese, ishte i zgjuar dhe më 1857 u dërgua për studime të mëtejshme në Paris, ku studioi 10 vjet, duke shërbyer edhe si imam pranë ambasadës osmane.

Kur u kthye në Stamboll më 1868 u caktua të hapte universitetin e parë të Stambollit. Deri më1871 punoi rektor i këtij universiteti dhe profesor duke dhënë lëndët shkencore fi zikë dhe kimi, në këtë universitet jepeshin disiplina që nuk njiheshin në vendet e Lindjes, si fi zikë, kimi, kozmografi, astronomi, biologji, sociologji, psikolgji.

Ai botoi afro 20 libra shkencore si dhe revistën shkencore Mesmua-i Ulum, për këtë punë mori titullin Hoxhë-Profesor. Është nga të parët që solli pedagogjinë, psikologjinë dhe sociologjinë moderne në Stamboll dhe në perandorinë osmane. Pati meritën të hapë universitetin e parë në kryeqytetin perandorak. Hoxhë (profesor) Hasan Tahsini ishte dhe poet. Kur e larguan nga universiteti sepse qënkish ateist, kundërshtarëve iu drejtua me këto fj alë: Armiqtë më akuzuan: Je pa fe, kjo është një gënjeshrër. Ju dhashë përgjigje: Ju paskeni fe, mirëpo dhe kjo është gënjeshtër, prandaj përgjigja me gënjeshtër u bë gënjeshtër. Për Hoxhë Hasan Tahsinin janë shkruar shkrime serioze, afro 50 libra si dhe kanë shkruar 50 enciklopedi. Ai ishte një shqiptar i madh dhe patriot, bashkëpunoi me rilindasit që udhëhiqeshin nga Sami Frashëri, bashkëpunoi me Ismail Qemalin, Pashko Vasën etj., dha ndihmesën e tij për alfabetin shqip të Stambollit, që u themelua më 1879.

Dede Ismail Efendi

Në perandorinë osmane ka patur disa shqiptarë të shquar dhe në fushën e muzikës, ndër këta mund të përmëndim Dede Ismail Efendi, që rrjedh nga një familje shqiptare. Babai i tij, Sulejman Aga, ishte shpërngulur nga Elbasani dhe ishte vendosur në Stamboll, ku kishte zënë me qira dhe pastaj blerë një hamam dhe nga ky shkak mbiemërin Kosturi ia shndruan në Hamamzade, i biri i hamamxhiut.

Ismaili, që në djalëri u dallua për talentin e tij poetik dhe muzikor. Kur ishte 8 vjeç dhe vazhdonte shkollën fi llore, nisi të marrë mësime nga mësuesit e muzikës sidomos prej Sheh N. Ali N. Dedesë. Me këtë rast vazhdonte edhe Teqenë Mevlevite në Jeni Kapë. Më 1798 u bë dervish. Më vonë la dhe nëpunësinë zyrtare, u lidh me teqenë, që i jepte rëndësi muzikës orientale. Kompozimet që bënte pëlqeheshin shumë, u përhapën dhe u pëlqyen edhe nda sulltan Selimi i III. Në Ramazan të vitit 1800 Ismail Efendiu u gradua Dede, Gjysh i teqesë. Këngët e tij u pëlqyen edhe nga Obori i Sulltanit. Këngët ishin me karakter popullor dhe me një turqishte të thjeshtë. Kënga: Fati im i zi varret te fl okët e tua, u pëlqye nga Sulltan Selimi i III dhe me urdhër të Padishahut e graduan kryemyzein i Pallatit. Por me t’u vrarë Padishahu, në kohë të Sulltan Mahmutit të II, i cili i urrente bektashinjtë dhe mevlevitët, Ismail Efendiu u largua nga Pallati. Më vonë, pas vitit 1840, u suall prapë në atë detyrë, ku punoi deri sa ndëroi jetë më 1845.

Dede Ismail Efendiu kompozoi mbi 200 vepra muzikore me këngë të bukura. Sot nga Dede Ismail Efendiu kanë mbetur dhe dëgjohen me kënaqësi 160 këngë turke klasike.

 

*Ish Ambasador në Turqi

Të fundit

Vëllezërit Hasaj: E vramë Ramazanin se nuk hiqte dorë nga motra e vogël

Zbardhen dëshmitë e dy vëllezërve Klisman dhe Arjon Hasaj, të arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt në Shkodër, ngjarje...

4 këshilla nga pediatrit për të rritur fëmijë të shëndetshëm

Kur çiftet bëhen me fëmijë, e humbasin paksa mendjen, pasi kjo është një eksperiencë e re për ta dhe duhet t’i dedikohen plotësisht krijesave...

Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës“detyrim paraqitje”mbështetësit në protestë

Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqitet sot në SPAK. Ai do të zbatojë masën “Detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata. Ndërkohë PD...

Nga Musk te Rubio, Pam Bondi e Robert F. Kennedy Jr, ja ekipi i Trump për mandatin e dytë

Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump ka zgjedhur t’u besojë postet kyçe në administratën e tij të dytë atyre që ishin ndër mbështetësit e tij...

Meloni do të jetë e vetmja lidere evropiane që do ta përjetojë “live” inaugurimin e Trump

Georgia Meloni është e vetmja kryeministre europiane, e cila do të jetë “e pranishme” sot në Uashington, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të...

Lajme të tjera

Web TV