Pogba detajon natën kur u zhvat: Dy persona me kapuç më drejtuan armët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdojnë të dalin detaje rreth polemikave mbi familjen Pogba. Tani është zbuluar se çfarë u tha Paul Pogba atyre që përpiqeshin t’a zhvasnin.

Vëllai i tij Mathias është arrestuar dhe është lënë në paraburgim për aktet e dyshuara ndaj lojtarit të Juventusit.

‘Le Monde’ tregon një deklaratë të bërë nga Paul Pogba në gusht. Futbollisti detajoi se çfarë ndodhi natën e 19 marsit, teksa po stërvitej me kombëtaren franceze në Clairefontaine.

Pas një dite pushimi, lojtari po përgatitej të kthehej rreth mesnatës kur miqtë e çuan në një apartament në Chanteloup-en-Brie. Ai ka qëndruar aty deri në orën 04:00, me celularin e fikur dhe të konfiskuar.

Dy persona me kapuç, të veshur me jelek antiplumb dhe të armatosur rëndë, i drejtuan armët futbollistit.

“Isha i frikësuar”, kujton ai. “Të dy djemtë më drejtuan armët. Papritur, duke u veçuar kështu nën kërcënim, u thashë se do të paguaja.

“Ata bërtisnin: ‘Hesht, shiko poshtë’”, u tha Pogba hetuesve të çështjes. Në atë moment u kërkua një pagesë prej 13 milionë eurosh, tre prej tyre në para të gatshme, si pagesë mbrojtëse.

“Një nga dy personat me kapuç i foli Roushdane (vëllait të Pogba) në vesh. Kur ata u larguan, Roushdane më tha se duhet t’i paguaja, përndryshe të gjithë ishim në rrezik”, thotë francezi.

Pogba përfundoi duke bërë pagesën, megjithëse dyshimet e bankës së tij penguan shantazhuesit që të paguhen.Paul Pogba tells police: 'I had a gun pointed at me, so I told them I would  pay'

Të fundit

“Le nam me këto syze kalamajsh”, Rama: Të paktën janë kuqezi, dhe mua me pëlqen shumë

Komunikimi live në rrjetet sociale i kryeministrit Edi Rama me ndjekësit nuk mund të kalonte pa humorin dhe përgjigjet...

11 përgjigje për pyetjet e ngritura nga Lutfi Dervishi për ‘rrethimin policor’ të News24

Adriatik Doci Gazetari Lutfi Dervishi, me të drejtë, ka ngritur disa pyetje për 'rrethimin policor' të News24 mëngjesin e djeshëm, duke e vënë theksin tek...

Policia fik sinjalin e News24!

Nga Lutfi Dervishi Në vend të lajmeve, ekrani i News24 sot shfaq vetëm shiritat vertikalë me ngjyra prove, të bardhë, të verdhë, blu të çelët,...

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja "A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" -- kjo ishte pyetja kryesore e pyetësorit,...

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin Skënderbej". Rama thotë se janë kryer...

Lajme të tjera

Web TV