Dortmund vendos çmimin për largimin e Bellingham, ja se sa duhet të jetë oferta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jude Bellingham është padyshim njëri nga futbollistët e rinj më të mirë në botë dhe njëkohësisht më i kërkuari nga top klubet evropiane.

Shumë skuadra e donin anglezin edhe këtë verë, por Borussia Dortmund refuzoi të gjitha ofertat pasi synonte ta mbanin në skuadër. Megjithatë gjiganti gjerman do të ketë shumë të vështirë për ta mbajtur në radhët e veta anglezin i cili po kërkohet nga skuadrat më të mëdha europiane.

Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool, Manchester City e Real Madrid janë top klubet që janë vënë pas Bellingham.

The Athletic ka raportuar se Dortmund tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit Bellingham dhe për të i ka informuar klubet e interesuara.

Verdhezinjtë duan të fitojnë 150 milionë euro nga shitja e yllit të tyre dhe pritet të jetë një garë shumë e madhe për të.

Bellingham gjithmonë ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Angli, ku ka luajtur më parë me Birmingham City.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV