Ish-presidentët shqiptarë udhëtojnë drejt Hagës, do të vizitojnë krerët e UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri, Pandeli Majko do të vizitojnë në Hagë të akuzuarit e Gjykatës Speciale të Kosovës. Kështu delegacioni shqiptar do të takohet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin si dhe Salih Mustafën.

Iniciatori dhe sponsor i kësaj vizite është Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Madje, ky i fundit shprehet se në këtë udhëtim ka ftuar edhe ish-presidentët e Kosovës, por krerët e shtetit ende nuk i janë përgjigjur.

Kujtojmë se më herët nga Shqipëria ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka zhvilluar një vizitë në Hagë. Ndërkohë, nga Kosova ata janë vizituar nga krerët fetarë të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ish-krerët e UÇK janë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të fundit

Balla: Vota juaj kundër ‘Paketës së maleve’ është gafë

Projekti i rehabilitimit Tiranë-Durrës dhe për linjën e aeroportit të Tiranës ishte një nga temat e rendit të ditës...

Ndërprerja e fondeve nga SHBA/ Reagon SPAK: Mbështetemi te buxheti i shtetit

Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas njoftimit të ambasadës amerikane në Shqipëri për ndërprerjen e fondeve për institucionet shqiptare. “Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të...

Flutura Açka i kërkon Spiropalit: Nderoni dhe Fan Nolin

Deputetët e Kuvendit mbajtën sot një minutë heshtje në nisje të seancës së sotme plenare. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kujtoi sot në nisje të...

“Nuk është TikToku rrugaçi”/ Berisha: Të ngrihet Komisioni i së Vërtetës

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament, tha se nuk është TikToku rrugaçi. Berisha tha se duhet që të ngrihet Komisioni...

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për ‘cannabis-in mjekësor e industrial’

Ditën e sotme u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për ‘cannabis-in mjekësor e industrial’ nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtoresha e AKKC, Linda...

Lajme të tjera

Web TV