Ultrasit e Juves sulmojnë Bonuccin: “Nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë lider”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Te Juventusi ka plasur edhe një çështje tjetër, ajo mes ultrasve bardhezi dhe kapitenit, Leonardo Bonucci.

Pas rezultateve, paraqitjeve të ekipit, shkarkimit të mundshëm të Massimiliano Allegri dhe lëvizjeve në klub, tani ka plasur edhe një çështje në shtëpinë juventine, mes tifozerisë që i kanë dalë hapur kundër Bonuccit.

Ultrasit e “Zonjës së Vjetër” kanë dalë me një komunikatë zyrtare ku kanë deklaruar se kapiteni i skuadrës, Bonucci nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një lider:

“Sjellja e lojtarëve profesionistë si viktima për të parë ultrasit kur ata i vërshëllejnë dhe i ofendojnë, duket absurde.

Rezultati mund të jetë vetëm formimi i një grupi të dobët dhe plot negativitet. E kundërta me çfarë duhet në sport. Nuk dihet cilët lojtarë flasin dhe kush i thotë të bëjnë gjëra jashtë profesionit.

Jemi dëshmitarë të skenave që nuk i kuptojmë dhe na bëjnë të buzëqeshim, ose më mirë skena qesharake të konceptuara nga ata që qëndrojnë si lider, por sillen si një viktimë.

Bonucci nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë lider”, shkruhej në komunikatë.Crisi Juventus, comunicato degli ultras contro Bonucci: "Scene ridicole, mai stato un leader e mai lo sarà" - Goalist

 

Të fundit

Miratohet ndërtimi i centralit të energjisë elektrike dhe fotovoltaike në Kolonjë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili...

Trump: Para pak javësh ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se administrata e tij frenoi në kohë përshkallëzimin mes Kosovës e Serbisë pak javë më parë, raporton A2 CNN....

Afro 200 milionë euro rritje, Barcelona lë pas edhe PSG e Luis Enriques

Janë katër ekipe, vlera e të cilave është rritur mbi 100 milionë euro për sezonin 2024-25. Por, mbi të gjitha, ka një skuadër që...

89-vjetori i lindjes, Akademia e Shkencave të Shqipërisë uron Rexhep Qosjen

Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka ndarë një mesazh për Rexhep Qosen, me urimet më të përzemërta për shëndet të mirë, jetë...

Britania ka një marrëdhënie të çoroditur me paratë

Nga Polly Toynbee Sigurisht që punonjësit e sektorit publik duhet të paguhen siç duhet. Por në një shoqëri ku pagat kanë ngecur, mbështetja për grevat...

Lajme të tjera

Web TV