A u financuan demokratët nga Rusia? Rama: Të gjithë, nga non-grata te Luli i shkretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështjen e lobimit të PD me para ruse, kryeministri Edi Rama e cilëson si një “gur” që demokratët po e përdorin për të goditur njëri-tjetrin.

Në emisionin “Opinion”, Rama kujtoi dhe deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha se Basha ka marrë provat nga PD, duke thënë se prokuroria duhet të hetojë pasi provat ekzistojnë ende.

“Kjo çështje është kthyer në skenën politikë jo për të bërë transparencë, por për tu përdorur si gurë i radhës për tu vrarë mes tyre. Njerëzit që i vunë gjoksin në atë kohë Bashës, sot flasin për kompjutera të zhdukur. Çështjen e investigon prokuroria, provat janë aty dhe çështja është aty., Sot është dita për ti kërkuar ndjesë, Ballës, Spiropalit dhe Braçës”,-tha Rama.

Kryeministri tha gjithashtu me siguri se në PD kanë qenë të gjithë në dijeni për financimet ruse, madje edhe kryedemokrati i tanishëm, Sali Berisha.

“Ky financim ka qenë i ditur nga të gjithë dhe e kanë mbrojtur të gjithë, që nga non-grata i madh, deri te Luli i shkretë”, tha Rama.

Rama mohoi zërat që ai të ketë ndikuar për të mbyllur çështjen, madje tha se kanë qenë pikërisht socialistët që kanë denoncuar publikisht

“Zëra ka për gjithçka në Shqipëri por e vërtëta është që ëkëtë çështje ne e kemi denoncuar publikisht dhe për këtë çështje ne jemi përqeshur publikisht dhe jo nga fajtorët, por nga ata që duhej ta çonin më tutje këtë çështje”, tha kreu i qeverisë.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV