I penduar që u bë president, Meta: E bëra një gabim, për hir të…

Ilir Meta është sonte i ftuar në emisionin “Top Story”, për të folur për zhvillimet e fundit politike, dhe akuzat që rëndojnë mbi të.

Ai u shpreh i penduar për detyrën që ushtroi si kreu i Shtetit për pesë vite.

Në intervistën për “Top Story”, kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se “e kam bërë një gabim, për hir të vendit u bëra President”.

Tashmë ai thotë se do të vazhdojë të jetë aktiv në politik, ndërkohë që shprehet i vendosur në qëllimin e tij “për të rrëzuar qeverinë”.

“Meta do e drejtojë PL deri në triumfin e lirisë”, tha ai.