Rrumbullaku urdhër të ri për drejtuesit e policisë: Ndryshoni metodologjinë e punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka zhvilluar takime me drejtuesit e Drejtorive Vendore të Policisë Elbasan, Korçë, Kukës dhe Dibër, si dhe me drejtuesit e Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës dhe Korçë.

Nga deklarata për mediat mësohet se Rrumbullaku ka kërkuar nga strukturat policore, ndryshimin e metodologjisë së punës, me qëllim vendosjen e një standardi të ri, në raport me qasjen ndaj komunitetit dhe në luftën ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Në kuadër të vendosjes së standardeve të reja për riorganizimin, funksionimin dhe drejtimin e organizatës së Policisë, Drejtori i Përgjithshëm ka njohur strukturat me urdhrin e parë të nxjerrë prej tij, atë për ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, në nivel qendror, vendor, struktura autonome dhe reparte policore. Ky urdhër ndryshon në thelb procesin e vendimmarrjes së Drejtorit të Përgjithshëm, për menaxhimin e burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit.

“Urdhri është i bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e Policisë së Shtetit dhe synon t’i japë fund praktikave të deritanishme që ndiqeshin nga strukturat e burimeve njerëzore dhe vendimmarrjes nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Tashmë kjo vendimmarrje do të kalojë nëpërmjet Këshillave të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, të cilët pas vlerësimit të kandidaturave, do t’i propozojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërimin apo transferimin në detyrë të punonjësit të Policisë.

Kjo praktikë e re iu jep garanci drejtuesve të strukturave policore dhe kontribuesve brenda radhëve të Policisë, për t’iu njohur dhe vlerësuar atyre, aftësitë profesionale, menaxheriale, integritetin dhe rezultatet e arritura në detyrat që ata kryejnë, me qëllim vlerësimin real për qëndrimin në detyrë apo për marrjen e përgjegjësive të reja, bazuar në këto komponentë vlerësimi’, thuhet në deklaratën e policisë.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV